E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, Ruçi: Hiqni dorë nga privatizimet e shpejta

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Direkt seanca në Kuvend TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot me protestën e kreut të grupit socialist, Gramoz Ruçi, për shpejtësinë me të cilën po futen në kalendarin e Kuvendit, çështje shumë të rëndësishme dhe të kontestuara si privatizimi i 4 hec-eve dhe ratifikimi i licencës së llotarisë kombëtare.

Ruçi tha se “publiku shqiptarë duhet të kuptojë se çfarë është kjo emergjencë në privatizimet e shpejta të 4 hec-eve dhe në ratifikimin e dhënies së licencës së llotarisë kombëtare. për këtë arsye, kërkojmë që ato të hiqen nga kalendari i diskutimeve të javës së ardhshme, me qëllim që t’i lihet kohë deputetëve të shprehen”.

“Kërkojmë”, - tha Ruçi,- “që të zbatohet rregullorja e Kuvendit për këto probleme që u ngritën. Gjithashtu, PS ka mbi tre muaj që ka depozituar një nismë për personat me aftësi të kufizuar, e cila nuk është përfshirë në kalendar. Doli pretendimi se s’ka faturë financiare, pra, rregullorja i’u detyron t’ia ktheni nismëtarëve ta plotësojnë.

Për këto çështje, kryetarja e Kuvendit, Topalli sqaroi se “propopzimi i PS-së nuk ka faturë financiare, kështu që administrata e Kuvendit duhet t’ia ktheje PS-së, sipas rregullave, për ta plotësuar. Ndërsa, rasti i llotarisë kombëtare ka disa javë që ka ardhur dhe për privatizimin e hec-eve, kemi një praktikë financiare, që kur ka interesa madhore të qytetarëve, ajo hyn në kalendarin e kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shtoi edhe se ka mbërritur në Kuvend, kërkesa për referendum e Partisë Demokratike, e depozituar dhe firmosur nga një numër i madh i deputetëve, kështu që ajo është tërësisht e formalizuar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Lajmi vijon...

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›