E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senati amerikan, rezolutë për ftesën e Shqipërisë në NATO

 

Ka miratuar një rezolutë senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sa i përket marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, nga dy vendet e A3, Shqipëria dhe Kroacia. Më anë të kësaj rezolute senati përshëndet marrjen e ftesës së këtyre dy vendeve duke u shprehur se 'zgjerimi i NATO-s forcon sigurinë në rajon'. Rezoluta shpreh jo vetëm urim për marrjen e ftesës, por deklaron se SHBA-ja do të mbështesë vendet e A3, për pranimin e tyre përfundimtar në Alenacën e Atlantikut

Verior. Ndërsa për sa i përket çështjes së Maqedonisë, e cila ndodhej vetëm një hap para marrjes së ftesës, por nuk e mori atë vetëm për çështjen e emrit, me anë të kësaj rezolute senati amerikan shpreh se në NATO, duhet të njihet edhe kontributi i këtij shteti dhe se SHBA-ja do të mbështesë marrjen e ftesës për në NATO të Maqedonisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›