E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend: Shumica miraton kufizimin e imunitetit

Ashtu sic pritej, maxhoranca dhe opozita kanë ruajtur pozicionet e tyre pro dhe kundër ndryshimeve në rregullore përsa i perket kufizimit te imunitetit të cilat kane kaluar vetem me votat e komisionerëve demokrate.

Në komisionin e ligjeve, deputetet socialiste e kanë cilesuar projekt-vendimin për kufizimin e imunitetit demagogji, anti kushtetuese dhe të pavlefshëm për Prokurorinë, ndërkohë që maxhoranca ka deklaruar se kjo është e vetmja rrugë kushtetuese për kufizimin e imunitetit përsa kohë që Edi Rama po bllokon proçesin e kufizimit të imunitetit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.
 

Socialistet kanë kundërshtuar edhe ndryshimin e rregullores në lidhje me spostimin e debatit për çeshtje jashte rendit të dites në fund të seances plenare.
 

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të cilat gezojnë vetëm konsensusin e maxhorancës parashikojne kufizimin e imunitetit, spostimin e debatit për ceshtje jashtë rendit të ditës në fund të seancës dhe ashpërsimin e masave disiplinore ndaj deputetëve që thyejnë rregulloren.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›