Rama: Protestat do të vijojnë paqësisht dhe vendosmërisht

“Protestat do të vijojnë paqësisht dhe vendosmërisht”. Ky ka qëne reagimi i radhës nga kreu i PS-së Edi Rama pas festimit të mitingut festiv të organizuar nga PD-ja ditën e djeshme, ndërsa mblodhi mjaftë simpatizantë të cilët festuan 20 vjetorin e rrënies së diktaturës.
Nga selia rozë, Rama theksoi se PS-ja është me e vendosur se kurrë ndonjëherë për të vijuar me protestat dhe kjo për të sensibiluar palën kundështare se pa zgjedhje të lira e të ndershme, nuk do të ketë qeverisje optimale.
Sipas kreut opozitar, kryeministri Berisha vrau per të vazhduar të vjedhë, ku pjesëmarrës në ceremoninë e djeshme ishin pjesëmarrës nga lista e administratës shtetërore, dhe për këtë arsye ai duhet të largohet. Më tej, në vazhdën e thirrjeve, Rama i mëshoi faktit se Berisha duhet të largohet, pasi dje nuk bëri gjë tjetër veçse shfaqi kërcënime ndaj opozitës.
Ndërkaq, Rama deklaroi se Berisha i ka zënë rrugën mirëqënies, e për këtë arsye, janë vjedhur 1280 pasuri të shqiptarëve.
“Pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarët dhe për hapjen e zjarrit të pushkës nuk ka një përgjegjesi ligjore, por në radhën më të parë, ka një përgjegjësi politike. Saliu dhe Luli duhet të mbajnë këtë përgjegjësi politike” tha Rama.