E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ Tabaku: Minimumi që qeveria të japë llogari, gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosjen e SPAK

Opozita në Kuvend vijon të kërkojë me këmbëngulje praninë e kryeministri Edi Rama në seancën plenare të kësaj të enjte (13 korrik) për vijimin e saj, ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thekson se qeveria duhet të japë llogari në lidhje me ngjarjet e fundit.

Sipas Tabakut, janë gjysma e grupit parlamentar socialist të përmendur në dosjen e SPAK për inceneratorët, duke e konsideruar aferën më të madhe të shtetit shqiptar.

“Është minimumi që qeveria të japë llogari, turp që i keni dalë për zot një afere korruptive. Sot gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosje. Është minimumi që të flitet për të këtu sot. Sot nëse kishte përgjegjësi politike duhet të kishit dhënë dorëheqjen, kjo është afera më e madhe e shtetit shqiptar. Kushdo që flet dhe e mbron bëhet pjesë e krimit”, tha Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›