Mitsotakis: Ramës ia bëra të qartë, të zgjidhet urgjent çështja “Beleri”

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama që çështja e Fredi Belerit të zgjidhet menjëherë.
Këtë deklaratë Kyriakos Mitsotakis bëri pas takimit që zhvilloi me liderët e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Mes diskutimeve të shumta, Kyriakos Mitsotakis ka biseduar me Ramën çështjen e burgosjes së Fredi Belerit, i cili ra në pranga për shit-blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Megjithatë, edhe pse nga burgu Beleri arriti të fitojë bashkinë e Himarës, gjë për të cilën kryeministri grke e ka cilësuar si të padrejtë që ai të mbahet në qeli.
Për këtë arsye, Kyriakos Mitsotakis ka theksuar se ia ka bërë të qartë kryeministrit Rama mbi ecurinë që kërkon të ketë Shqipëria për t’u integruar në Bashkimin Evropian, shkruajnë medat greke.
“Sa i përket takimit me kryeministrin shqiptar Rama, i përsërita atij se çështja Beleri duhet të zgjidhet menjëherë. S’është e drejtë për një shtet ligjor të ndalojë pa asnjë akuzë kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë. I dërgova një mesazh të qartë duke pasur parasysh hapin europian që dëshiron të bëjë Shqipëria”, theksuar Kyriakos Mitsotakis.
/rtsh.al/