E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, deputetët filmojnë Topallin, ajo: Jeni të paburrë!

Të tjera rreth shkrimit PS lë Kuvendin, Topalli: Frikacakë! VIDEO TIRANE - Sulmi që kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i bëri opozitës ndërsa kjo e fundit la sallën e Kuvendit është filmuar kësaj here nga deputetet në sallën e Parlamentit.

Deputetë që e kanë filmuar atë e kanë shpërndarë në internet dhe video tregon më nga afër reagimin e deputetëve të opozitës, ndërsa ata largoheshin të çuditur nga sulmi verbal i Topallit dhe fjalorit të përdorur prej saj.

JA REPLIKAT

Sajmir Tahiri: O ministër si nuk të vjen turp për ata që ke vrarë, janë 4 vetë të vrarë.

Eduard Halimi: Ik, ore legen andej, ata i ke vrarë ti. Ti i nxore në Bulevard.

Sajmir Tahiri te podiumi i flet Halimit: Keni vrarë 4 veta, për këtë të përgjigjet ky ministër.

Jozefina Topalli: Në bazë të Rregullores të tërheq vëmendjen. Doli dhe ky trimi me fletë. Po të tërheq vëmendjen për herë të dytë se po prish seancën. Respekto rregulloren. Vazhdo fjalimin, zoti ministër.

Eduard Halimi: Sa 20 për qind përfitoi kryetari juaji i bashkisë duke shndërruar sheshet ku duhet të luanin fëmijët në pallate për klientët tuaj. Shko pyeteni para se të dilni në 23 qershor. 23 qershori është përgjigje për të gjithë, ne jemi ndryshimi.

Ilir Bejtja: Po si nuk të vjen turp ore për këto. Ulu, ulu aty...

Jozefina Topalli: Fjalën e ka Sajmir Tahiri.

Sajmir Tahiri: Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme, të kushton kokën të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot ju i vratë përsëri.....

Jozefina Topalli: Je jashtë rendit të ditës, jemi te ligji për Statistikat. Në bazë të rregullores të tërheq vëmendjen.

Reagojnë socialistët: Lëre të flasë...

Sajmir Tahiri: Meqë jeni tek pr/ligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat më përpara se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tre ligjet. Nuk kam forcë edhe unë si qytetar, burrë e baba. Nuk kam forcë dhe nuk kam ndërmend t’ju kërkoj të hapni sytë sot. A e dini pse? Po jua kujtoj ju këtu ministrave dhe pastaj atij Agim Llupos dhe Prendit,se do vendosim drejtësi...

Jozefina Topalli: Je jashtë rendit të ditës. Mund të kishit regjistruar emrin për çështjet jashtë rendit të ditës.

Sajmir Tahiri: Në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, se askush nga këta nuk do të shpëtojë pa drejtësi. Ne sot nuk kemi më punë me këtë parlament. Vazhdoni vetë. (Deputetët e PS-së ikin nga salla)

Jozefina Topalli: Këta janë mësuar që këtë sallë plenare, për 50 vite këtu bënin prokurorin, sekretarët e parë të partisë, si ky zotëria këtu. Por që s’ka fuqi natyre, bënin edhe prokurorin dhe gjykatësin dhe kërkonin t`i varnin në litar. Të njëjtit jeni. Harrojeni, kanë ndryshuar kohët. Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelili (Gjoni) nuk mund të jesh o qyqar. Ik more andej. Kur flet gjykata ju duhet të heshtni, të mbyllni gojën. Shteti ligjor nënkupton ndarjen e pushteteve. Ju që flisni çdo ditë për pushtetin ligjor dhe i bini me Kamëz nga mëngjesi deri në dark, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin. Ai i dhemb moj zonjë nënës djalin që i ka vrarë biri jot ! S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin apo gjykata nuk kishte asgjë për të dhënë. A ishte nënë ajo moj zonjë, apo nuk ishte nënë ajo

Luiza Xhuvani (flet nga salla): Mos kërko të mbrohesh me këtë. Nuk mund të mbrosh ti! Ti nuk je drejtësia. Do shihemi në Gjykatë!

Jozefina Topalli: Mua më dhimbsesh dhe ti moj. Do me fol ti, do me fol ti moj. Po nuk është kjo sallë si në kohët kur kërkonit për t`i varur në litar. Ka drejtësi këtu! Dhe kur flet drejtësia ju duhet të heshtni. Të gjithë duhet të heshtni kur vendos drejtësia. Ky është sistemi Ilir...

Ilir Gjoni: Zonja Topalli çfarë keni me familjarët e mi.

Jozefina Topalli: Ti nuk ke faj! Unë nuk kam gjë me ty! Unë nuk kam gjë e as më brezin tjetër, nuk fajësoj asnjëri, por parimit duhet t’i qëndrojmë. Ndarja e pushteteve. Flet drejtësia, të gjithë duhet të heshtin. Ju ikni! Frikacakë! Të paburra! I çoni për t`i vrarë dhe ikni. Ikanakë! Dhe nuk votoni tre ligjet. Boll keni vrarë, boll këto 50 vite, ka ikur koha juaj!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›