Kuvend diskutim per pensionet e ish ushtarakeve

“Ish ushtarakët sot përballen me pandjeshmërinë e Sali Berishës. Është një grup shoqëror që nuk ka vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë. Bode e ka thënë hapur se nuk do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk ka lekë. Gjë që nuk është e vërtetë”, tha Ahmetaj.
“Si ka mundësi që ish ushtarakët të marrin një pension më të vogël se ai minimal. Ne si opozitë jemi të vendosur që jo vetëm, të mbështesim këtë grup, por që ditën e parë që do të hipim në qeveri do të shfuqizojmë këtë akt normativ”, theksoi Ahmetaj.
Ndërkohë ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se ky ndryshim prek vetëm ata ish ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm.
“Nuk është fjala për pensionet e ish ushtarakëve, ata janë tek diku tek 30 mijë. Bëhet fjalë për 7400 ish ushtarakë që kanë dalë në pension të parakohshëm”, sqaroi Bode.
“Kjo synon të sigurojë një drejtësi shoqërore dhe të përmbushë disa favore që jepen nga Kuvendi për disa shtresa të caktuara shoqërore”, shtoi ministri.