E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Nju Delhi: Kapitull të ri me Indinë

Gjatë takimit, është diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, forcimi i bashkëpunimit, mbështetur në traditën e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë miqësore dhe mendoj se popujt tanë ndajnë vlerat e shtetit ligjor, të të drejtave të njeriut dhe të pluralizimit, gjë që e bën edhe më të fortë lidhjen mes nesh. Por, ne kemi një gjë edhe më të fortë që na lidh, Nënë Terezën", tha znj. Kumar.

Duke falenderuar perzemërsisht për mikëpritjen, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh se “ndjehet shumë e nderuar, që vizita e saj u mundësua falë miqësisë që, dy homologet ndërtuan gjatë takimeve ndërkombëtare. “Në themel te miqësisë tonë ështe figura e Nënë Terezes, vepra e të cilës, është unike. Unë e vlerësoj shumë ftesën dhe gjithçka që po e bën vizitën time në Indi, të paharrueshme dhe të frytshme."- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

“Gjithashtu- tha ajo-  jam po aq e nderuar sa edhe ju për ekspozitën në zyrën tuaj, kushtuar Nënë Terezës, një grua më një trup të vogël, por me shpirt të madh, një grua që, siç thoshte ajo vete, nga gjaku ishte shqiptare, nga shtetësia ishte indiane, por nga zemra i përkiste gjithë njerëzimit”.

Gjatë bisedës, zonja Topalli shprehu admirimin e saj për Indinë si një vend që përfaqëson demokracinë më të gjerë në botë, me një  sistem votimi elektronik , që çmohet nga vendet demokratike dhe me nje ekonomi të vrullshme.

Kryetarja e Kuvendit i kërkoi homologes indiane të ushtronte ndikimin e saj për realizimin e një vizite të Kryeministrit të Shqipërisë në Indi. Meira Kumar, duke konsideruar se shkëmbimi i vizitave në nivel kryeministrash, shërben për ngritjen e urave të bashkëpunimit, e siguroi zonjën Topalli se do të jepte kontributin e saj. “ /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-22 15:58
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›