Kuvend ekspres, për një ditë tetë ligje të reja

Në seancën e fundit para pushimeve verore, Kuvendi i Kosovës ka miratuat sot tetë ligje në lidhje me integrimin evropian të shtetit. Me shumicë votash janë miratuar ligjet për të huajt, ligji për azilin, ai për nënshtetësi të Kosovës, ligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të njerëzve, për bashkëpunim ndërkombëtar, ligji për menaxhimin e integruar të kufirit, për kontrollimin e mbikëqyrjen e kufirit të shtetit dhe ligji për financimin e partive politike.
Përpos këtyre ligjeve, Kuvendi i Kosovës para se të nisë pushimin veror ka miratuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore, Bankën Islamike dhe Bankën për Investime Evropiane.
Siç kemi informuar sot më herët, deputetët e kanë miratuar në parim ligjin për fshatin Zym të komunës së Prizrenit./Indekosnline/