E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 33-vjeçar vdes nga pickimi i grerëzës

Jusuf R. (33) nga fshati Miletinë, i Tetovës, vdiq nga kafshimi i grenzës. Sipas dëshmitarëve të fshatit Miletinë, Jusufi pas iftarit, kishte dalë në kafe me shokët e tij, dhe duke ndenjur, përnjëherë kishte ndjerë një pickim grenze në shpinë, nën këmishë. Fillimisht Jufusi nuk i kishte dhënë shumë rëndësi pickimit, mirëpo më vonë gjendja e tij ishte përkeqësuar, me crast kishte ikur për në shtëpi.

Familjarët e tij kishin ndërmarrë gjithcka që ishte e mundur për t’ia përmirësuar gjendjen, pikërisht në momentin kur gjendja e tij shëndetësore me shpejtësi të madhe përkeqësohej. Ata nuk e kishin ditur se ai ishte alergjik ndaj pickimit të grenzës. Menjëherë e kishin dërguar në fshatin e afërt Çellopek, por, përpjekjet e mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, ishin të kota,raporton Lajm në Maqedoni.

Rrugës për në Spitalin e Tetovës, Jusufi kishte ndërruar jetë. Banorët e fshatit Miletinë thonë se Jusufi ishte njeri i qetë, punëtor i madh, i martuar, dhe kishte një fëmijë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›