E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje të reja në Taksim, katër të plagosur nga lotsjellësi

Policia turke sot ka hedhur gaz lotsjellës dhe është shërbyer me topa uji për të shpërndarë qindra demonstrues në shehsin Taksim të Stambollit, me ç’rast janë plagosur katër veta. Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, në treg sot ishin tubuar rreth 500 demonstrues, të cilët protestonin kundër qeverisë.

“Do të qëndrojmë derisa të fitojmë”, “Ky është vetëm fillimi, do të vazhdojmë të luftojmë” ishin disa nga parullat që u brohoritën nga demonstruesit.

Vala e protestave nisi në qershor shkaku i prishjes së parkut Gezi e për ndërtimin e një qendre afariste-tregtare aty. Në protestat e deritashme janë vrarë 5 demonstrues, ndërsa rreth 8 000 të tjerë janë plagosur në përleshje me policinë./Indeksonline/   

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›