E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend i hiqet imuniteti Dritan Priftit

Me 119 vota pro dhe 3 kunder me votim te fshehte Kuvendi i Shqiperise ka miratuar heqjen e imunitetit te deputetit Dritan Prifti. Vendimi eshte marre pas kerkeses se prokurorise per dhenien e autorizimit per fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Dritan Prifti. Para hapjes se votimit kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli njoftoi se vete deputeti Prifti nuk do te ishte i pranishem ne salle pasi kishte njoftuar qe me perpara per mungesen e tij ne te cilen gjithashtu shpreh gatishmerine per heqjen e imunitetit. Kuvendi i Shqiperise brenda muajit shkurt ka miratuar heqjen e imunitetit per dy deputete. Prokuroria shqiptare kerkoi me 11 shkurt heqjen e imunitetit te Ilir Metes dhe Dritan Priftit. Kerkesa per Priftin eshte bere ne lidhje me nje video te dyte ku Prokuroria e Pergjithshme ka nisur hetimet per korrupsion pasiv. Vete Priftit eshte ka thene se videoja provon presionet tensionet joshjet per korrupsion apo korrupsionin e Ilir Metes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›