E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kriza më e rëndë se thjeshtë politike

Kreu i opozitës Edi Rama i dërgon një letër presidentit Bamir Topi, kjo pas letrës së drejtuar nga vetë ai për te negociuar për krizën.

Duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe vecanërisht kryeministrtrin Berisha për krizën politike, kryesocialisti thekson se ajo është e shkaktuar në radhë të parë për shkak të kapjes sipas tij të shtetit nga korrupsioni në cdo nivel të tij.

Ja se kush është përmbajtja e letrës:
 

“Duke iu falenderuar për letrën, lejomëni t`ju shpreh qysh në fillim respekt, mirënjohje për qëndrimin tuaj të matur e përpjekjen konstruktive në kërkim të rrugëdaljes prej udhëkryqit dramatik ku e ka mbërrthyer Shqipërinë kriza e gjithanshme.
Por më lejoni njëkohësisht të nënvizojë dhe bindjen e palëkundur të opozitës shqipatre se kriza politike, ku ju vendosni fort theksin e shqetësimit tuaj, është vecse simptoma më kuptimplotë e një krize shumë më të rëndë sesa thjeshtë politike. Kjo është kriza e kapjes së shtetit për interesat e pushtetit, e cila përthyhet në një demokraci të kërcënuar në cdo aspekt, drejtësi të kompromentuar në cdo nivel të pushtetit gjyqësor, ekonomi të rrënuar nga korrupsioni dhe papunësia.
 

Më tej, në letër Rama thekson:
 

“Pikërisht brutaliteti që ushqehen kapja e shtetit dhe me anë tjeter, frika e pushtetit prej vetëdijesimi të popullit për nivelin marrëmëndës të korrupsionit ishin dy arsyet më të qënësishme pse në datën 21 janar demostrata paqësore e mbi njëqind mijë qytetarëve u provokua fatalisht, duke degraduar në dhunën që kulmoi me katër të vrarë e më shumë të plagosur prej pushkëve të Gardës Republikane”.

"Aktet sporadike të dhunës së ushtrura nga demostruesit e provokuar keqaz, janë tërësisht individuale dhe duhen hetuar dhe gjykuar, një për një, nga institucionet e pavarura në bazë të ligjeve të kësaj Republike, ndërkohë që vrasjet me paramendim të Hekuran Dedës, Ziver Veizit, Aleks Nikajt e Faik Myrtajt, si plagosjet e plot të tjerëve, jashtë perimetrit të godinave qeveritare, madje në kushte ku qartazi prania e tyre nuk përbënte asnjë kërcënim për askënd e asgjë, jane vepër kriminale për ndëshkimin e së cilës nuk mjafton vetëm hetimi e gjykimi i institucioneve të pavarura për përgjegjësinë penale të cdokujt që ka tërhequr këmbëzën e pushkës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›