E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto- Kantrimen Partite te zgjidhin krizen hetim 21 janarit

TIRANE- Minisitri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka pritur sot ne nje takim zevendesndihmessekretarin e Byrose per eshtjet Europiane dhe Euroaziatike te SHBA-ve Tomas Kantrimen.

Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbajne te njejtin qendrim ndaj krizes politike ne Shqiperi mesohet te kete thene zyrtari amerikan Kantrimen. Sipas tij partite politike si mazhoranca ashtu edhe opozita kane pergjegjesine per te gjetur zgjidhjen.

Gjate nje prononcimi er shtyp menjehere pas takimit Haxhinasto tha se Kantrimen theksoi faktin se eshte I domosdoshem te zhvillohet nje hetim I plote dhe I pavarur per ngjarjet e 21 janarit qe nga organizatoret e deri tek pasojat.

Zgjedhjet vendore te 8 majit ishin gjithashtu ne qender te diskutimit ministri i Jashtem Haxhinasto tha gjithashtu se SHBA-te presin qe cdo parti politike te ushtroje pergjegjesite e veta politike dhe kushtetuese.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›