E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, maxhoranca voton Cefën anëtar të KLD

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka zgjedhur vetem me votat e maxhorances Elvis Cefen si anetar i KLD, pas largimit te ish nenkryetarit Kreshnik Spahiu, nderkohe qe opozita ka bojkotuar votimin pasi palet nuk kane rende dakord per menyren e votimit.

Zgjedhja e tij eshte bere vetem me votat e shumices, 71 pro, me votim elektronik, ndryshe nga sa ishte deklaruar pak me pare nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli per votimin me kuti.

Deputetet e opozites kane kundershtuar kete menyre votimi, duke kerkuar ate me kuti, por duket se nje gje e tille nuk eshte miratuar.

Mazhoranca e kishte deklaruar votën kundër kandidatit te PS-se, Ardian Visha, edhe ne seancen degjimore ne Komisionin e Ligjeve, ku e cilesoi ate nje kanditature qe nuk ka besueshmeri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›