Ruçi: Berisha na kërcënoi. Nuk e njohim Cefën

Gramoz Ruçi
TIRANE- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi pasi bëri një shpjegim në mënyrë kronologjike të ngjarjeve që ndodhen gjatë seancës së sotme parlamentare, konfirmoi paraprakisht se nuk do ta njohin anëtarin e ri të KLD-së, votuar sot nga maxhoranca, Elvis Cefa. Ruçi tha se një qëndrim politik do të bëhet i ditur më vonë, por theksoi se çdo produkt parlamentar që del nga një proces jodemokratik, kuptohet se nuk është demokratik. Pra po ju them paraprakisht se ska se si të njihet
Ruçi konfirmoi po ashtu edhe kërcënimet që kryeministri Berisha i ka bërë atij dhe Grupit Parlamentar të PS-së, duke cituar; Ti, ju e keni provuar me 21 janar.
Një pjesë e përplasjes mes opozitës dhe maxhorancës është regjistruar edhe në një video e cila u bë publike nga deputeti, Taulant Balla.
Ruçi: Ja çfarë ndodhi në seancën e sotme parlamentare
Kreu i Grupit Parlamentare i PS-se, Gramoz Ruçi paraqiti ne menyre kronologjike ngjarjet ne seancen plenare, ku perfshihen debatet per menyren e votimit te anetarit te ri te KLD-se.
Ramë dakord që votimi është vetëm një, me fletë dhe me kuti votimi. E theksoj këtë, pasi kur ka garë ka vetëm një mënyrë votimi vetëm me fletë. Këtë dakordësi, kryetarja Jozefina Topalli ia bëri të njohur seancës, seanca e miratoi atë, komisioni u miratua dhe mori dakordësinë e deputeteve. Komisioni prodhoi fletët e votimit, kutitë e votimit, dhe vendosi në sallë kabinat e fshehtësisë, si dhe u ul në tavolinën e punës për të filluar punën.-tha Ruçi.
Ruçi sqaroi se konflikti nisi atëherë kur maxhoranca kërkoi që fletët e votimit do të firmosen kur deputeti votues do të vijë për ta tërhequr atë.
Ne nuk mund te lejonim identifikimin e fletëve te votimit- tha ai.
Më tej kreu i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste Ruçi theksoi se edhe homologu i tij i maxhorancës, Astrit Patozi kishte shprehur dakordësinë me të.
Në këtë kohë hyri urdhëruesi, ishte Berisha, i cili jo vetëm që spyeti se çfarë po ndodh, sepse e dinte, dhe shkon e paraqitet për të legjitimuar procesin në komision, kur deputetët ishin në këmbë, kur anëtari ynë i komisionit nuk ishte në tavolinë. Më jepni fletën se do të votoj dhe vazhdoni pa ata. Në këtë kohë ndërhyra unë dhe i gjithë grupi parlamentarë. Ajo që i kërkova, i thashë që është procedurë e padrejtë, pasi kjo identifikon zgjedhësin. Ai qëndroi në të tijën,. Unë i thashë ti vërtetë kë manipuluar, vjedhur në këtë 20 vjet, por ne nuk të lejojmë që tja vjedhësh votën edhe deputetit në sallë. Pasi shkëmbyem replika reciproke, unë me kreun e ekzekutivit, asnjëherë nuk e kam para kaq të shpërfytyruar, duke e krahasuar dhe me atë vetë në sallën e parlamentit.- shpjegoi Ruçi më tej.
Lidhur me mënyrën se si u votua më pas, Ruçi e konsideroi si tërësisht jashtë procedurave.
Berisha dha urdhër që të vazhdojë votimi në mënyrë elektronike. Në kushtet kur të gjithë deputetët ishin në këmbë, kryetarja e parlamentit pa bërë prezencën, pa çbërë atë mënyrë votimi që vendosi në fillim të seancës, pa miratuar mënyrën e votimit, pa bërë prezencën e deputetëve, hapi votimin, duke hedhur në votë kandidatin e propozuar nga PD, pa hedhur në votë kandidatin hedhur nga PS.- përfundoi Ruçi.