E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvend, mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës mes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore. Në fokus të diksutimeve kanë qenë propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese. Në rend të ditës në këtë mbledhje është caktimi i relatorit, miratimi i ekspertëve konstitucionalistë për ekspertizën përkatëse, si dhe caktimi i detyrave për ekspertët.

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese që kërkojnë në thelb zhbërje të ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare, por nuk ishte PD-LSI. Gjithashtu kërkohen ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re. Një nga propozimet më të rëndësishme në të cilat PD është duke lobuar fort dhe është artikuluar disa herë edhe në Parlament është edhe vettingu i politikanëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›