Zhvillimet në PD, Ristani: Basha është armik i statutit dhe i votës në PD!

Zhvillimet dhe lufta e brendshme në PD që vijojnë të jenë në qendër të diskutimeve politike, kanë qenë temë diskutimi këtë të martë në emisionin “Publikisht” në RTSH me moderatore Blerta Tafanin. I ftuar në studio, ish sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se PD ka një krizë lidershipi për shkak të një kryetari që ka shkelur rregullat dhe statutin e partisë.
Ristani tha se aktualisht ka konflikt interesi dhe Basha nuk mund të shpallë datën e Kuvendit pasi në të do të shqyrtohet mandati i kryetarit, ndaj dhe Kuvendi vetëmblidhet.
Ish sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se PD ka shënuar një rast të paprecedent në politikën shqiptare duke humbur 4 zgjedhje në mënyrë të njëpas njëshme dhe se tashmë qytetarët presin një opozitë në nivele të larta.