E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, miratohet pr/ligji per shoqerine civile

Mazhoranca ka miratuar ne Kuvend vetem me votat e saj projektligjin per krijimin, organizimin dhe funksionimin e agjencise per mbeshtetjen e shoqerise civile.

Sipas ketij projektligji, qeveria do te krijoje nje agjenci e cila do te mbeshtese financiarisht organizatat jo fitimprurese.

Mazhoranca nuk mori parasysh ne seance propozimet e Partise Socialiste, qe ishin paraqitur si amendamente te deputetes Raimonda Stefa.

Nje jave me pare ky projektligj u terhoq nga shumica pas akuzave te forta te opozites. Sipas saj, mazhoranca me kete projektligj synon te uzurpoje shoqerine civile dhe te ushtroje presion ndaj saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›