E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon dënim të përjetshëm për "Gaxhain" dhe bandën e tij

Organi i akuzës ka kërkuar në seancën e gjyqit dënim me burg të përjetshëm për Gaxhain dhe pjestarët e tjerë të bandës së tij. Gazmend Brraka apo sië quhet ndryshe Gaxhai dhe bashkëpunëtorët e tij Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu akuzohen për kryerjen e veprave penale të "krijimit të bandave dhe organizatave kriminale", "kryerjes së krimeve nëpërmjet organizatave dhe bandave kriminale", "vrasjes për shkak të cilësive të veçanta", "armëmbajtjes pa leje", "vrasjes me paramendim", si dhe "vjedhjes me dhunë", vepra këto të kryera në vitin 1997.Pas më shumë se dy vjetësh shtyrjesh të njëpasnjëshme të seancave, për shkak të mungesës së avokatëve apo problemeve të tjera, ka vijuar gjykimi i tyre në Gjykatën për Krimet e Rënda prokurori i çështjes ka kërkuar trupit gjykues që të pandehurit të jepet dënimi me burgim të përjetshëm. Prokurori i çështjes ka kërkuar që dënimi i të pandehurve të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. Pasi është lexuar pretenca nga ana e prokurorit të ëështjes, trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës do të zhvillohet pas dy javësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›