E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, lunte me çiften, 15 vjeçari qëllon për vdekje shokun

Një 15- vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme teksa luante me një armë çifte me shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16: 30 në fshatin Drangaj të komunës së Karinës. Burimet e para informative bëjnë të ditur se dy adoleshentët 15-vjeçarë, S. H., dhe K. D., kanë qenë duke kullotur bagëtitë në një nga kodrat e fshatit. Ende nuk dihet se cili nga djemtë e kishte marrë armën e gjahut të tipit Çifte, por mësohet se të dy shokët kanë qenë duke lozur dhe në këto rrethana kanë nisur një debat mes tyre që ka përfunduar në gjuajtje me çifte. Saçmet brenda gëzhojës kanë shpërthyer dhe 15-vjeçari S. H., ka gjetur vdekjen në çast. Ngjarja e pazakontë ka sjellë në çast ekspertët e policisë, të cilët, pas kqyrjes së rrethanave të ngjarjes, e kanë motivuar si aksidentale. Postblloqe janë vënë në të gjitha akset hyrëse dhe dalëse të qytetit të Peqinit nën supozimin se adoleshenti mund të kishte hipur për tu zhdukur në një nga mjetet e transportit publik. Ndërkohë, sipas burimeve të fundit të policisë, rreth orës 18:30, mësohet se është bërë e mundur gjetja e 15-vjeçarit K. D., që kreu vrasjen, i cili ishte i fshehur tek disa të afërm të tij po në këtë fshat. Mbrëmjen e së mërkurës është ndaluar 15-vjeçari K. D., dhe policia është duke hetuar për motivet e sakta të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›