Kuvend, nis seanca e fundit e sesionit parlamentar
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot rreth orës 11:00, në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës së punimeve të sotme është parashikuar shqyrtimi i ndryshimeve në paketën fiskale si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve.
Edhe pas thirrjeve të kryeparlamentares Topalli për të marrë pjesë në këtë seancë të fundit, deputetët e opozitës e kanë bojkotuar sësish.
Ndërkohë, pritet që sot Kuvendi të kalojë dhe propozimet për dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shprehur se votimi për ministrat e rinj të qeverisë në Kuvend do të bëhet rreth orës 14:00.
(m.a/BalkanWeb)