Topi: Brukseli, pikë referimi edhe për të rinjtë
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Parlamentit Rinor nga Shqipëria e Kosova, gjatë të cilit ka theksuar nevojën që të rinjtë, që janë edhe e ardhmja e këtyre dy vendeve të ndjehen të lirë. Të rinjtë e shkolluar sipas Topit janë mbështetje për aspiratat integruese të vendeve tona.
“Sot është nevoja të kemi njerëz të formuar, të shkolluar. Sot nuk duhet arritur vetëm standarte të natyrës politike. Klasa politike ka nevojë për të qënë pjesë e BE. Kjo është nevoja që është ndjerë më shumë në shoqëritë tona të izoluara, të privura. Kur rina ndjehet e lirë është arritja më e madhe. Vërtet kanë vuajtur nënat e baballarët tuja, sepse kanë jetuar në sisteme privuese,por ata sot bëjnë cdo gjë që ju të përparoni. Ky është një xhest fisnik”, shtoi Topi.
Topi inkurajoi të rinjtë të ndërgjegjësohen për vlerat që ka Bashkimi Europian, sigurisht edhe për kriteret që ai kërkon. Rritja e cilësisë arsimore, rishikimi i teksteve shkollore dhe unifikimi i diplomave universitare, për Presidentin Topi rrisin komunikimin dhe bashkëpunimin mes të rinjve të dy vendeve.
"Brezi i ri të edukohet e të ketë mundësi që më i kualifikuari të jetë më i kërkuari. Vetëm kualiteti i brezit të ri sot, do na japë shërbime të kualifikuara nesër. Studim, seriozitet, komunikim mes jush. Shkëmbeni eksperienca, Opsionet institucionale janë të tilla që Shqipëria e Kosova kanë një pikë referimi, ky është Brukseli. Duke ecur me këto pika referimi të konsoliduara brezi i ri do jetë i garantuar. Dëshiroj tju inkuraj në të gjithë këto iniciativa”, tha Topi më tej.
(m.a/BalkanWeb)