Ligji i SHISH-it tek ekspertet e NATO-s

Ky fakt pohohet edhe nga anetare te grupit te Komisionit te Sigurise Kombetare. Mazhoranca edhe pse e diskutoi deri ne fund miratimin e ketij ligji dhe e vendosi me pas edhe ne programin tremujor te punes nuk ka bere te njejten gje ne kalendarin e punimeve te Parlamentit sic mesohet pas sinjaleve te reja nga kancelarite perendimore ne lidhje me nxitimin e diskutimit te ligjit.
Partia Demokratike eshte justifikuar me motivin se e ka pershire projektligjin me ndryshime te ligjit organik te SHISH-it ne programin tremujor me shprese se do te mberrijne propozimet nga NATO.
Sic mesohet dy kane qene logjikat e diskutimit te draftit te ri per SHISH-in. E para qe te jete nje institucion nen varesi te Ekzekutivit dhe sic ekziston modeli edhe ne shume vende perendimore dhe e dyta nje institucion i pavarur sic ka qene deri tani.
Nga ekspertet ka mbizoteruar ideja e nje institucioni kushtetues pasi edhe qendrimi pergjithesisht i forcave kryesore te politikes shqiptare ka qene qe institucioni i Sherbimit Informativ Shteteror te mbetet i pavarur.
Ndryshimi i ligjit organik per Sherbimin Informativ Shteteror do te rikthehet serish per diskutim dhe rishqyrtim ne komisionet parlamentare nen mbikeqyrjen edhe te nderkombetareve.
Partia Demokratike edhe pse e ka te percaktuar ne axhenden tremujore te Parlamentit por jo ne axhenden e seancave plenare draftin e Sherbimit Informativ Shteteror nuk do ta kaloje pa ndryshime kete ligj.
Burime prane Komisionit te Sigurise bejne me dije se drafti do te ridiskutohet ne komision dhe do te rishikohet me vemendje dhe konsultime per te plotesuar te gjitha standardet e kerkuara edhe nga nderkombetaret.
Projektligji pritet ti nenshtrohet nje ekspertize nga ekspertet nderkombetare dhe me pas pritet ti kaloje Kuvendit per miratim.
Burime nga demokratet bejne me dije se do te jene strukturat e NATO-s ato qe do te japin vleresime pas ekspertizes se ketij ligji.