E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Almir Rrapo FBI-ja vjen dhe e merr ne Tirane



Artan CENA
TIRANE - Almir Rrapo i kerkuar ne Amerike per 11 akuza mes te cilave dhe vrasje eshte ekstraduar gjate mengjesit te djeshem. Edhe pse eshte bere nje lufte gjyqesore per mosdergimin e tij ne Nju Jork pasi rrezikon denimin me vdekjen Policia shqiptare dje ka bere dorezimin e ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme te autoritetet amerikane. Kane qene disa agjente te Zyres Federale te Hetimeve FBI ata te cilet e kane marre te pandehurin dhe me pas me nje avion te posacem jane nisur drejt SHBA-ve. Ai do te gjykohet atje per nje sere akuzash qe nga trafiku i droges e deri te vrasja. Sic eshte mesuar nga zyra e FBI-se ne Nju Jork Rrapo akuzohet se ka qene pjese e nje grupi kriminal te njohur si banda Krasniqi.
EKSTRADIMI
Ne sekret te plote ish-sekretari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u eshte dorezuar autoriteteve amerikane te FBI-se ne Aeroportin e Rinasit me qellim ekstradimin drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Operacioni eshte zhvilluar rreth ores 0400 te mengjesit te dites se djeshme. Lajmi konfirmohet nga burime te Ministrise se Drejtesise. Ekstradimi i Rrapos u ekzekutua pak dite pas vendimit qe dha gjykata ne nje kohe qe 27-vjecari kerkoi lirine para gjyqesorit me pretendimin e skadimit te afateve te paraburgimit qe me 2 nentor. Nga ana e tyre avokatet u perpoqen ta mbrojne klientin e tyre me nje vendim te marre ne Strasburg ku thuhej se i riu duhet te ekstradohej vetem nese per kete gje shprehej edhe Gjykata e Larte. Gjate nje komunikimi me mediat disa dite me pare avokati mbrojtes i Rrapos Ardian Visha ka thene se pas dergimit ne Strasburg kjo gjykate ka pezulluar ekstradimin e ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo mbi te cilin rendojne nje seri akuzash nga Drejtesia amerikane. Sipas Vishes Strasburgu e urdheron qeverine shqiptare qe te mos e ekstradoje Rrapon deri ne 15 dite pas vendimit nga Gjykata e Larte. Gjykata e Apelit ne Tirane ne daten 1 nentor vendosi lenien ne fuqi te vendimit per ekstradimin e Almir Rrapos ne SHBA per llogari te Drejtesise amerikane.
ARRESTIMI
Qe nga muaji korrik kur Almir Rrapo u prangos ne kohen qe do te aplikonte per tu pajisur me vize amerikane ceshtja e tij eshte shqyrtuar disa here nga Shkalla e Pare dhe Apeli per te shqyrtuar pretendimet e tij qe nga arrestimi i paligjshem deri te perfundimi i afateve ne paraburgim. Almir Rrapo do ti bashkohet keshtu pjeses tjeter te nje grupi kriminal qe jane nen akuze ne Amerike per veprime kriminale te bandes Krasniqi qe nga vrasja rrembimi trafiku i lendeve narkotike nje organizate kjo qe sipas prokuroreve amerikane vepronte ne Nju Jork Konektikat dhe Micigan.

Gjykata rrezon kerkesen per lirimin e Dritan Minxollit
TIRANE - Rrezohet kerkesa per lirimin e Dritan Minxollit. Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane vendosi rrezimin e kerkeses per lirimin e Minxollit i pandehur ne ceshtjen Gerdeci se bashku me Mihal Delijorgjin e Ylli Pinarin. Avokati Arben Prifti e mbeshteti kerkesen e tij te afati i dosjes se klientit qe sipas tij ka kaluar nje vit nga dergimi i saj ne gjykate. Por trupi gjykues vleresoi gjate seances se djeshme se nuk ka perfunduar afati i paraburgimit qe pretendon i pandehuri pasi sipas gjykates kane mbetur afat dhe 2 muaj e 18 dite burg. Trupi gjykues vleresoi se kerkesa ishte e pabazuar ne ligj dhe prova duke hequr keshtu shpresat se Minxolli lirohej. Menjehere ka reaguar avokati tjeter i te pandehurit Maksim Haxhija qe theksoi se vendimi i djeshem i Gjykates se Shkalles se Pare eshte antikushtetues ne kundershtim me ligjin dhe eshte larguar nga seanca se bashku me avokatin Prifti. Gjyqi per Gerdecin eshte nje nder gjyqet me te medha ne historine e Drejtesise shqiptare. Ne fabriken e demontimit e cila shpertheu me 15 mars 2008 humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Prokuroria per tragjedine e rende ka vene nen akuze 29 persona mes tyre Mihal Delijorgjin administrator i Albademil Ylli Pinarin ish-kreu i MEICO-s si dhe ish-kreret me te larte te Ushtrise shqiptare. Dritan Minxolli ishte pergjegjesi i fabrikes se demontimit te armeve.

Grabitje dhe pengmarrje Romeo Leka sillet si i cekuilibruar ne gjykate

TIRANE - Pas tentatives per te grabitur nje banke dhe pengmarrjes se nje vajze te re ne afersi te Presidences 25-vjecari Romeo Leka flet per rrembim personi edhe nga kafazi. Sapo sekretarja e trupes gjykuese ka hyre ne salle i pandehuri i eshte drejtuar asaj duke e komplimentuar me nje fraze te befte Ti je kaq e bukur sa je per tu marre peng ne Amerike jo ketu. Duke qene se ne cdo seance Romeo u hedh fjale te gjitha femrave qe ndjekin procesin duke folur me fjalor te papranueshem gjykata po e ben procesin me dyer te mbyllura. Sapo mediat kane dale jashte dhe kur prokurori Adnan Xholi do te fillonte te lexonte aktet hetimore Romeo ka vijuar serish te flase me fjalor fyes duke kujtuar te dashuren e vet dhe hiret e saj. Pas kesaj sipas burimeve gjyqtarja e ka nxjerre nga salla duke vijuar seancen vetem ne prani te truprojave te gjykates prokurorit dhe avokateve. Se shpejti prokuroria do te lexoje edhe akt-ekspertimin e gjendjes psikologjike te te akuzuarit sipas nje pergjigjeje te mberritur nga Amerika ku i riu ka jetuar si dhe nje akt-ekspertimi te mjekeve ligjore ne Tirane. Sipas burimeve ka gjasa qe i riu po aktron duke zgjedhur nje menyre te cekuilibruar komunikimi per ta bindur gjykaten qe ai menderisht eshte i papergjegjshem pavaresisht akt-ekspertimit qe thuhet se e nxjerr ate te afte menderisht.
Romeo Leka ka jetuar ne Amerike me familjen qe nga 1997-a deri ne 2007-n nga ku u perzu si i implikuar ne grabitje. Ne mars te ketij viti ai u kthye ne personazh te nje ngjarjeje te rende edhe ne kryeqytet i cili pas grabitjes se nje banke ne bulevardin kryesor mbajti peng per mese 35 minuta nje vajze te re duke e kercenuar ate dhe policine me nje pistolete qe rezultoi se nuk kishte asnje plumb.

Gjykimi Aldo Bare paralajmerohet te mos fyeje ne seance

TIRANE - Kryesuesja e trupit gjykues Fatmira Hajdari e ka paralajmeruar Aldo Baren te cilesuar si drejtues i bandes se Lushnjes se nese do te perdore fyerje dhe kercenime ne seancat ne vazhdim nuk do te marre pjese ne gjykimin qe zhvillohet ne ngarkim te tij ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Me pas ne seance e cila zgjati vetem pak minuta Aldo Bare ndryshe Alfred Shkurti ka reaguar duke pohuar se emri i tij dhe i familjes se tij eshte permendur shpeshhere ne seancat parlamentare dhe se ai ka te drejte te mbroje familjen e tij. Ne nje seance me pare drejtuesi i bandes se Lushnjes ka kercenuar me keto fjale Askush nuk ma merr dot mua lagunen. As Sali Berisha. Nuk e prek dot njeri me dore ate qe me perket mua. Seanca e dites se merkure eshte shtyre per mungese te avokatit te Bares i cili i kishte derguar nje kerkese trupit gjykues se ishte ne nje tjeter gjykim.

25 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›