Sulmoi Mero Bazen prokuroria kerkon 3 muaj burg per Rezart Tacin
TIRANE - Tre muaj burg per biznesmenin Rezart Taci dhe per dy truprojat e tij. Kjo eshte kerkesa e bere nga ana e Prokurorise se Tiranes ne lidhje me dhunimin ndaj gazetarit Mero Baze. Pretenca u dha paraditen e djeshme ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane pas shqyrtimit gjyqesor disamujor te ketij procesi. Prokuroria e ka cilesuar fajtor biznesmenin Taci dhe dy truprojat e tij per akuzen e goditjes per shkak te detyres dhe kerkojne burgosjen e tre te akuzuarve te ketij procesi. Prokurori Gjergji Trako duke lexuar konkluzionet perfundimtare te Prokurorise ngriti pretendimin se ne sallen e gjyqit jane sjelle prova te mjaftueshme per akuzen e ngritur. Gjykata tha se do te shprehet me vendimin perfundimtar javen e ardhshme.
Sulmi ndaj gazetarit dhe botuesit te gazetes Tema Mero Baze ndodhi me 15 nentor te vitit te kaluar. Ngjarja ndodhi ne nje prej lokaleve te ish-Bllokut. Sipas deshmitareve ne vendngjarje shkak duket se kane qene shkrimet e vazhdueshme qe Baze ka bere ne adrese te Tacit duke e akuzuar per afera te shumta korruptive fale lidhjeve te tij me kryeministrin Berisha. Per kete arsye policia ndaloi Tacin dhe dy rojet e tij te cilet me pas u liruan nga gjykata. Pas ngjarjes Baze me trauma serioze ne koke dhe ne trup u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ku mori edhe ndihmen e pare. Me pas ai beri kallezimin ne polici ku deshmuan edhe koleget qe ishin prezente ne ngjarjen e rende.
25 Nentor 2010