E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot Kodi Ajror dhe pr/ligji për energjinë

TIRANË- Kodi Ajror dhe projektligji për energjinë janë pjesë e rendit të ditës për shqyrtim dhe votim sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Kodi Ajror, pasi u votua me konsensus në komisionin përkatës, në vazhdë të marrëveshjes PD-PS për ligjet me shumicë të cilësuar, duke se do të gjejë miratim edhe në seancën e sotme.

Ndërkohë që projektligjet për energjinë kanë hasur në debate gjatë punës në komisione, e pritet të shkaktojnë debat edhe në seancë.

Në rendin e ditës, sipas axhendës së publikuar në faqen zyrtare, Kuvendi do të diskutojë edhe projektligjet Për sektorin e energjisë elektrike; Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike. Projektligji për disa ndryshime në Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar. Për këtë, opozita ka kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit por kjo kërkesë është hedhur poshtë mga maxhoranca.

Po këtë seancë janë thirrur në interpelancë, përkatësisht ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto nga deputetja socialiste Arta Dade dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili është thirrur në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›