Kuvend, sot diskutimi për ndryshimet në buxhet

Kuvendi mbledh sot paradite seancën e rradhës në të cilën do të diskutohen ndryshimet në buxhetin e shtetit. Dy ditë më parë komisioni i Ekonomisë, me votat e maxhorancës, miratoi ndryshimet duke bërë rishpërndarje të buxhetit.
Partia Demokratike i ka bërë dje apel socialistëve të jenë të pranishëm në seancë, që opozita të shprehë kundërshtimet e saj në lidhje me ndryshimet që iu bënë buxhetit. Kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi si dhe nënkryetari i komisionit të Inegrimit Aldo Bumçi ftuan opozitën të jetë e pranishme në seancën e sotme, por edhe në komisionet parlamentare.