Kryeministri Berisha takohet me Presidentin Obama

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan Barack Obama për të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Gjatë kësaj pritje, Kryeministri Berisha pati rastin të zhvillonte një takim të shkurtër me Presidentin Obama dhe zonjën Obama.
Kryeministri Berisha u shpreh se të gjithë shqiptarët presin me padurim dhe me shumë kënaqësi një vizitë të Presidentit Obama në Shqipëri, në çdo kohë të mundshme për axhendën e tij.
"Ju, zoti President do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,"- u shpreh Kryeministri Berisha.
Presidenti Obama tha se do të shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri.
Zonja Mishel Obama gjithashtu u shpreh se ajo e priti me shumë kënaqësi këtë ftesë për të vizituar Shqipërinë dhe se nga ana e saj do të nxiste bashkëshortin e saj që ta bënte këtë.
Kryeministri Berisha i shprehu Presidentit Obama kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në këtë pritje dhe për takimin e ngrohtë me Presidentin Obama.Nga ana e tij, Presidenti Obama e përshëndeti përzemërsisht Kryeministrin Berisha dhe u shpreh se në Cikago, ku ai kishte punuar për një kohë, kishte pasur rastin të takohej e të punonte me disa shqiptarë dhe kishte nga ta mbresat më të mira.
Në këtë pritje të shtruar nga Presidenti Obama dhe që zgjati rreth 2 orë, Kryeministri Berisha u takua sërish me Kryeministrin e Japonisë, me të cilin diskutoi gjerësisht mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e falënderoi atë për mbështetjen e Japonisë në fusha të ndryshme si ne arsim, në bujqësi, shëndetësi, infrastrukturë etj. Kryeministri Berisha e ftoi atë të vizitonte Shqipërinë, ftesë që u pranua me kënaqësi.
Një takim Kryeministri Berisha pati gjatë darkës edhe më këshilltarin për Sigurinë Kombëtare në Presidencën Obama, Gjeneralin James Jones, me të cilin u diskutua mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri.
Në këtë pritje, Kryeministri u takua me Kryeministrin e Holandës Balkenende dhe diskutoi me të rreth reformave të ndërmarra për integrimin e vendit në BE, kërkoi mbështetjen e Holandës në këtë proces, duke shprehur bindjen e tij se ky proces duhet bazuar në meritat dhe performancës për çdo vend.
Në këtë pritje, Kryeministri pati rastin të takohet edhe me Presidentin e Zvicrës, me atë të Panamasë dhe me shume kryetarë shtetesh e qeverish të pranishëm.