Kuvend sot diskutohet per imunitetin

Në orën 10:00 të ditës së hënë Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet.
Partia Demokratike i bëri edhe një ftesë tjetër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të votuar së bashku këtë projektligj konsensual, të cilin mazhoranca e pranoi sipas kërkesave të PS-së.
“Partia Demokratike fton kryetarin e Partisë Socialiste të mos bllokojë nesër heqjen e imunitetit për zyrtarët e vendit duke bllokuar kështu statusin e vendit kandidat, por të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që me votën e tyre të shndërrojnë 6 Gushtin në një fitore të Debati mbi imunitetinPD, thirrje sërish Edi Ramës për imunitetinMajko: Negociata për imunitetet Berisha: Rama, sulm vulgar ndaj PPE vërtetë për të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit dhe forcat e tyre politike. Ata me të drejtë presin që nesër të zgjedhurit e tyre të faktojnë para qytetarëve se ata me vullnetin e tyre do të votojnë heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të tij në mënyrë që pas datës 6 Gusht askush të mos mund të përdorë imunitetin si mburojë për pasurimin e paligjshëm duke fshehur taksat dhe tatimet apo duke u majmur me rryshfete apo trafiqe kriminale”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi.
Ndërsa sot, rreth orës 09:15, Partia Socialiste mblodhi grupin parlamentar në selinë rozë për të vendosur qëndrimin për votimin e heqjes së imunitetit.
Sipas kushtetutës, nëse një projektligj për ndryshime kushtetuese rrëzohet duke mos marrë 3/5 e votave, rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend.