Kuvend, sot nis sesioni i ri parlamentar
TIRANE- Kuvendi i Shqiperise nis sot sesionin e ri parlamentar. Në rendin e ditës të punimeve të seancës plenare parashikohet fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe të kryetarëve të grupeve parlamentare.
Punimet e Kuvendit te dites se sotme, qe parashikohet te zgjasin me pak se zakonisht do te pasohen me miratimin e vendimeve te Konferences se Kryetareve, miratuar vetem pak dite me pare.
Kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.