E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot sesioni i ri parlamentar, miratohet kalendari 3-javor

Parlamenti i rikthehet sot jetës aktive, pas pushimeve të verës. Pas një ndërprerje gati një mujore, deputetët do të ulen sot në orën 11:00 në sallën e Kuvendit, në seancën e parë për këtë sesion parlamentar.
 

Në rendin e ditës të punimeve të seancës plenare parashikohet fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe të kryetarëve të grupeve parlamentare.
 

Punimet e Kuvendit do të vijojnë më pas me miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarit trejavor të punimeve për periudhën 3-21 shtator 2012.
 

Kalendari trejavor, i miratuar me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, përfshin dhe shqyrtimin e nismës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, e cila do të diskutohet më 6 shtator nga Këshilli i Legjislacionit.
 

Ndërkohë sfida e këtij fillim sesioni parlamentar pritet të jetë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, riformatimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe projektligji "për Gjykatën e Lartë".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›