Si po prodhohen fletet e votimit
Jo shume larg qendres se kryeqytetit ndodhet shtypshkronja qe eshte shpallur fituese per prodhimin e fleteve te votimit. E fshehur mes rrugicave te ish-kombinatit Misto Mame ajo ruhet 24 ore nga nje kompani private.
Per te hyre brenda ambienteve te duhet qe me pare te kesh marre nje autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe tia paraqesesh personave pergjegjes. Pas verifikimeve ne cdo moment te shoqerojne dy personat pergjegjes.
Te gjithe punonjesit e shtypshkronjes jane te pajisur me karte te posacme per tu futur brenda. Sapo futesh ne te djathte gjendet edhe zyra ku ndodhet sistemi qendror i vezhgimit me kamera.
Evisi Themelko drejtuesi i kompanise sqaron se kamerat japin nje pamje te qarte te gjithe hapesirave madje edhe naten. Per te garantuar besimin tek te gjitha forcat politike por edhe tek anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ai thote se pamjet mund te shihen online ne KQZ apo nga kushdo qe di emrin e perdoruesit dhe kodin e sigurise.
Per prodhimin kompania ka tre pajisje te posacme nje rotative dhe dy offset. Ekspertet na sqarojne se makineria e pare punon vetem per qytete e medha pasi tirazhi qe ato prodhojne eshte teper i madh. Ndersa per prodhimin e fleteve te votimit per komunat te cilat jane njesi me te vogla perdoren dy makinerite offset.
Letra qe perdoret per prodhimin e fletes se votimit sipas drejtuesve te shtypshkronjes eshte e nje cilesie te krahasueshme me ate te prodhimit te eurove. Ne leter dallohet qarte logoja uotermark si dhe kodet qe ato kane.
Procesi me delikat eshte ai i sigurise se fleteve te votimit ku eshte angazhuar edhe nje pjese e mire e stafit por edhe vigjilenca eshte edhe me e madhe. Ne kete faze kryhet perforimi procesi ku cdo flete i vendoset numri i serise.
Por shtimi i sigurise nuk do te kaloje edhe pa kosto per buxhetin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Fleta e votimit ka pasur nje kosto 8. 8 leke te reja nderkohe qe cmimi i saj pritet qe te rritet edhe me 1.5 leke duke shkuar ne 10.3 leke te reja per flete.
Pavaresisht limiteve kohore qe kane mbetur per prodhimin e fleteve te votimit Themelko thekson se per te minimizuar kohen e paketimit nga ana e KQZ-se fletet e votimit do te dergohen cdo dy dite ne magazinat e KQZ ne menyre qe punonjesit e institucionit qe merret me administrimin e zgjedhjeve te perfundojne me qarqet ku jane prodhuar fletet.
Nese nuk do te kete asnje te papritur rruges Themelko deklaron se prodhimi i fleteve te votimit mund te perfundoje edhe ne datat 4 ose 5 prill.
Siguria
Perfaqesuesi i Partise Socialiste dhe ai i Partise Demokratike te cilet do te autorizohen per te ndjekur procesin e prodhimit te fletes se votimit do te pajisen me karte te posacme duke i krijuar mundesine qe te ndjekin ne cdo kohe procesin.
Nderkohe lidhur me mikroprintimin qe ka qene nje kerkese e opozites Evis Themelko shprehet se KQZ ka vendosur qe te shtypen edhe dy kode shtese sigurie ne fleten e votimit. KQZ vendosi qe kryetari Ristani dhe nenkryetarja Subashi te shenonin nga nje element tjeter sigurie te formatit mikroprint qe eshte nje emer i printuar ne permasa teper te vogla i dallueshem vetem me aparatura speciale.
Kamera per te ruajtur prodhimin e fleteve te votimit
KQZ ka paralajmeruar disa here se nuk ka kohe per te prodhuar fletet e votimit por kjo gje eshte kundershtuar dje nga shtypshkronja qe ka marre persiper kete pune.
Drejtuesja e shtypshkronjes Anila Basha ka pohuar dje se fletet e prodhimit do te prodhohen ne kohe per zgjedhjet e 8 majit. Sipas saj shtypshkronja po punon me kohe te plote gjate 24 oreve per te mundesuar prodhimin dhe me pas edhe dorezimin ne KQZ te materialeve.
Basha konfirmon se deri ne keto momente ka perfunduar prodhimi i fletes per Tiranen Fierin dhe eshte ne proces prodhimi i fletes per qarkun e Beratit. Kete here prodhimi i fleteve po monitorohet nga KQZ permes nje sistemi kamerash te vendosur brenda ne shtypshkronje.
Zonja Basha cili eshte procesi qe po ndiqet per prodhimin e fleteve te votimit
Kompania jone ka marre te gjitha masat teknike qe i gjithe ky proces i realizimit te fleteve te votimit te mbyllet me sukses. shte nje pergjegjesi qe ne e ndjejme per vete llojin e prodhimit qe ka.
E gjitha kompania eshte e organizuar ne nje sistem pune 24 ore per shkak te faktit qe u shtyne ditet me ndryshimet qe iu bene ne fletet e votimit. Keshtu qe te gjitha keto ndryshime sollen zhvendosje kohore. Por ne do ta mbyllim kete proces per 12 apo 13 dite. Ka nje mesatare prodhimi si fillim ne 500 mije flete votimi ne dite.
Kemi mbyllur Qarkun e Tiranes edhe Qarkun e Fierit dhe eshte ne proces Qarku i Beratit. Nuk kane filluar ende fletet e votimit per kryetar te bashkive por edhe ato jane ne proces. shte nje sistem mbyllur qe realizohet gjithcka brenda kompanise nga momenti i parapergatitjes se fleteve te votimit sigurisht pasi eshte marre miratimi nga KQZ-ja dhe ne pranine edhe te nje anetari te KQZ-se kjo flete votimit kontrollohet dhe miratohet per te kaluar ne prodhim.
Ne prodhim ndahet sipas rastit ne makinerite tona rotative ose ofset ne baze te procesit te prodhimit. Me pas kryhet perforimi qe eshte numri i serise dhe blloqet. Ndahen sipas Qendrave te Votimit dhe magazinohen pasi kane mbaruar te gjithe ato proces. Ky eshte i gjithe procesi qe kemi marre ne persiper.
A mund te garantohen elementet e sigurise
Elementet e sigurise nisin qe nga lloji i letres. Ne kemi kontraktuar me nje nga kompanite me te medha dhe te njohura ne te cilen vete lloji letres eshte i tille qe ka shume elemente sigurie. Elementet e tjera te sigurise shtohen edhe nga KQZ-ja. Ne po perdorim sistemin e monitorimit me kamera nga nje kompani private dhe nga Policia e Shtetit.
Te gjitha keto besojme qe jane elemente qe te tregojne qe do te kete nje realizim te procesit te fleteve te votimit mjaft korrekt dhe duke mbyllur te gjithe ciklin e mundshem.