E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tensione ne Elbasan PD Jane grisur posterat e Durim Hushit

Partia Demokratike në Elbasan ka denoncuar disa raste të grisjes së posterave të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Durim Hushi.

Në një deklaratë për shtyp PD, dega Elbasan, bën të ditur se janë regjistruar disa incidente sporadike edhe pse ato nuk janë në rangun e incidenteve të ndodhura deri më tani në qytete të ndryshme të vendit, sërish tregojnë për një situatë të tensionuar dhe frike nga ana e mbështetësve të Partisë Socialiste.

Për bashkinë e Elbasanit po përballen Qazim Sejdini kandidati i “Aleanca për të Ardhmen” dhe Durim Hushi kandidati i “Aleanca për Qytetarin”.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›