E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend,debate për atentatin ndaj gjyqtarit

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka premtuar zbardhjen e plotë të atentatit ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të opozitës lidhur me atentatin ndaj gjyqtarit Nuni, ministri Nishani ka premtuar se fajtori do të vihet përballë drejtësisë. "Garantoj parlamentin dhe opinionin publik se kjo ngjarje do zbardhet plotësisht dhe autori i kësaj ngjarje do të vihet para drejtësisë",tha Nishani. Sipas tij, garancia për këtë vjen edhe për shkak të atij standardi që Shqipëria ka arritur jo vetëm megoditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve, por dhe me zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat kanë ndodhur vitet e kaluara dhe kanë goditur gjyqtarë, avokatë etjNdërkaq opozita ka shfrytëzuar këtë akt kriminal për të sulmuar sërish maxhorancen për presion politik ndaj gjyqësorit. "Plumbat ndaj gjyqtarit Nuni janë rritje e presionit politik mbi këtë gjykatë", tha nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe .Debatet për atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë gjatë seancës plenare , degjeneruan në një përplasje personale mes kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli dhe nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së Erjon Braçe, përplasje e cila çoi edhe ndërprerjen e seancës për disa minuta.Atentati ndaj anëtarit të Gjykates së Lartë, Ardian Nuni u cilësua nga të gjithë krerët e lartë të shtetit si një akt i rëndë kriminal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›