E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi: Berisha dhe Meta nuk votuan për ngritjen e komisionit hetimor

Kuvendi i Shqipërisë thotë se i ka vënë në dispozicion kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi tabelën e votimit të vendimit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit. Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga Kuvendi thuhet se "Dje, zonja Hysi, kryesuesja e listës së deputetëve të Tiranës, fatkeqësisht foli me një gjuhë të papërshtatshme, për një pedagoge. Përveç kësaj zonja Hysi gënjen kur thotë që z. Berisha e z.Meta, megjithëse jo të pranishëm, paskan votuar. Me dëshirën e mirë, për të mos e lënë zonjën të dalë, siç nuk duam ta besojmë, e ftojmë zonjën Hysi, që para se të dalë siç doli dje, Kuvendi i vë në dispozicion në çdo kohë e për çdo rast tabelat e votimit në Kuvend. Megjithëse votimi është transmetuar direkt nga shumë media, po i vëmë në dispozicion zonjës tabelat e votimit, ashtu siç ia kemi dhënë kryetarit të saj 10 minuta pas mbylljes së séances".
Kuvendi i thotë zonjës se duhet t'i kërkojë falje administratës së Kuvendit dhe opinionit publik për shpifjen për vjedhjen e votave në votimin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Transparencën e Plotë, sipas kushtetutës të zgjedhjeve më të mira, më të lira e më të ndershme të 28 Qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›