E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ certifikon fitoren e Mustafës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e saj të rregullt, ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Gjilanit. Zgjedhjet u certifikuan pasi që nuk kishte ndonjë ankesë dhe paraprakisht, ishin miratuar nga KQZ.

Ndërsa kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl Peqani, e informoi KQZ-në për aktivitetet në përgatitjen e zgjedhjeve në komunën e Istogut dhe të Parteshit.

Partitë politike, tashmë i kanë dërguar listat e anëtarëve të komisioneve të vendvotimeve në Komisionin Komunal Zgjedhor të Istogut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›