E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan,hidhet nga kati i 12-të, vdes 18-vjeçarja

Një 18-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën, pasi është hedhur sot nga kati i 12-të i një pallati. Në momentin e ngjarjes, e reja gjendej në një lokal bashkë me të fejuarin, teksa ka ndërmarrë aktin tragjik.
Viktima është shtetasja Alma Karaj, 18-vjeç, e ka cila ka humbur jetën menjëherë pasi ka përfunduar në tokë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:35 minuta në qendër të qytetit të Elbasanit. Policia shkoi në vendin e ngjarjes ka ku ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. Sipas policisë, Hasaj ishte nga fshati Gracen i Elbasanit. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›