E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, PS nuk merr pjesë në seancë



Deputetët e PS-së nuk do jenë as sot të pranishëm në punimet e Kuvendit, në shenjë proteste për masat ndëshkimore të Byrosë së Kuvendit, ndaj deputetëve Taulant Balla e Saimir Tahiri. Vendimi për bojkot të seancës së sotme është komunikuar dje pas një mbledhje të grupit parlamentar socialist. Deputeti Balla u pezullua dy javë nga punimet e Kuvendit, për shkak të fjalëve të padenja në Kuvend.
Dënimi i deputetit Taulant Balla është konsideruar si "dënim kolektiv" nga Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›