PS, protestë para TVSH: Ministria e propagandës së qeverisë
Tiranë, 21 prill, NOA TVSH, jo instrument në duart e Berishës, por duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ka qenë motoja e protestës së zhvilluar sot pasdite përpara Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Protestuesit kanë akuzuar qeverinë se po e përdor këtë stacion publik për agjitacion dhe propagandë, duke e vënë vetëm në shërbim të interesave të saj.
Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë edhe deputetët e PS Ledi Shamku, Eduard Shalsi dhe Besnik Baraj, të cilët kanë theksuar se TVSH quhet publik, por në fakt nuk është publik, pasi ai është privat sepse i shërben vetëm qeverisë.
Unë nuk besoj se shqiptarët mund ta shtrojnë për darkë entuziazmin e Sali Berishës, në tryezat gjithmonë e më të varfra, tha deputetja Ledi Shamku gjatë protestës.
Ndërsa deputeti Besnik Baraj do të pohonte se të gjithë paguajmë për këtë televizion por ai i shërben vetëm një njeriu.
n.e/NOA