E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi Procedura e miratimit te ligjit te prones e rregullt dhe publike

Tirane 12 tetor NOA - Zyra e sherbimit te seancave plenare ne Kuvendin e Shqiperise reagon per deklaratat e djeshme te deputeteve te Partise Socialiste mbi parregullsine e procedurave te votimit ne seancen plenare te dates 16 shtator ku u miratua projektligji me disa ndryshime per Kthimin dhe Kompesimin e Prones nje ligj i kthyer per rishikim nga Presidenti i Republikes pasi shkelte parimet e kushtetutshmerise se te drejtes se prones.

Perkunder deklaratave te opozites te cilet deklaruan se kuvendi shkeli rregulloren duke votuar dy here projektligjin sherbimi i seancave plenare sqaron se e gjithe procedura per votimet e kryera ne kete seance eshte e dokumentuar e hapur dhe publike.

Procedura e votimit sipas Kuvendit eshte zhvilluar konform Rregullores ne menyre specifike neneve 56 57 58 dhe 61 te saj. Ne kete kontekst sic rezulton nga regjistrimet audio dhe video te procedures se votimit votimi eshte bere i panderprere per te gjitha projektaktet e percaktuara ne rendin e dites.

Gjate procedures se votimit te dekretit nr. 6664 date 13.8. 2010 Per kthimin per rishqyrtim te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar me kerkese eshte pezulluar votimi dhe eshte ribere ai si pike e fundit e rendit te dites.

Sipas sherbimit te seancave plenare dekreti i Presidentit eshte rrezuar me shumicen e nevojshme te kerkuar nga neni 85 paragrafi 2 i Kushtetutes.

Sa i perket rregullsise se kesaj procedure sherbimi i seancave plenare shprehet i gatshem te perballet me cdo deputet grup deputetesh apo Grup Parlamentar qe do te kontestonte sipas Rregullores vlefshmerine e saj ne instancat perkatese te Kuvendit.

mit/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›