Takimi i NATO-s ne Tirane

Une kam kenaqesine te pershendes sot perfaqesuesit e Serbise dhe Malit te Zi qe anetaresohen ne kete nisme te rendesishme. Shpreh bindjen se Kosova do te kete vendin e saj ne kete ministerial ne menyre qe te kompletohet teresisht rajoni ne kete nisme tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se Shqiperia do te vazhdoje te plotesoje te gjitha kriteret si vend anetar i NATO-s dhe se eshte duke krijuar nje batalion special qe do te perdoret atje ku ta kerkoje aleanca.
Ju garantoj se Shqiperia do te rrise rolin e saj ne te gjitha misionet e NATO-s. Ne po punojme per formimin e nje batalioni te mundshem per ta cuar ate aty ku ka nevoje NATO tha Berisha.
Ministri Imami ka ftuar edhe vendet e Gjeorgjise dhe te Moldavise te jene anetare te kesaj nisme e cila eshte me e rendesishmja ne Europen Juglindore ne fushen e mbrojtjes dhe qe eshte krijuar ne 1996 nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.