Pjese nga libri Viti 97 i Mero Bazes
Nisja e trazira ne Lushnje dhe fillimi i kaosit te shtetit piramidal
vijon nga dje - Kishin marre peng Tritan Shehun. Zevendeskryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike ishte ulur ne nje fushe politike te minuar. Ne stadiumin e Lushnjes ku ishin mbledhur protestuesit tri dite pasi ishte shpallur falimentimi i skemave piramidale Xhaferri dhe Populli zemerimi dhe manipulimi i turmes arriten te krijonin simbolin e poshterimit te shtetit dhe te renies se tij. Zevendeskryeministri i cili me siguri qe gjithe jeten sdo ia shpjegoje dot vetes se cfare do te sqaronte me turmat u ul aty se bashku me ministrin e Drejtesise Kristofor Pecin dhe u mor peng per disa ore nga protestuesit te cilet ishin irrituar nga arrestimet e dy diteve te fundit ne Lushnje. Lajmi mberriti me shpejtesi ne Tirane dhe masat qe mund te merreshin ishin te pakta.
Une kisha qene dy dite me pare ne Lushnje kur ishte djegur qyteti dhe kur kishin bllokuar rrugen ne Plug . E kisha parasysh fare mire sa banale ishte situata me turmat e zemeruara por nuk arrija te kuptoja se ckerkonte atje madje pa asnje mision te njemendte figura simbol e grumbullimit forrnal te pushtetit te PD-se.
Ne diten e pare te bllokimit te rruges ne Lushnje me 24 janar isha nisur aty bashke me Lutfi Dervishin me makinen time te vogel Golf. Pengesa e pare ishte ne Dushk te Madh ku rruga devijonte rreze kodres poshte shinave te trenit. Forcat speciale ishin rreshtuar ne formacion luftimi ne anen e poshtme te rruges kurse mbi hekurudhe nje tufe e madhe femijesh dhe adoleshentesh i qellonin me gure. Ushtaret rrinin te strukur pas mburojave te tejdukshme. Ishte nje situate e paqarte nese duhej te kaloje ose jo. Ndalova makinen dhe pyeta dike nga djemte siper hekurudhes.
- A te kaloj une se jam per ne Jug - u thashe.
- Kalo kalo ti e kemi me keta te Saliut ne. Nuk i leme ne te ikin keta...
Kalova me shpejtesi dhe fale Zotit nja dy gure te vegjel qe u perplasen ne makine nuk bene ndonje dem. Sa kalova rrezikun ndalova. Nxora mikrofonin me shprese se mos kapte thirrjet e tyre por ishin pak larg. Nje oficer qe drejtonte forcat speciale mu afrua dhe me foli ne emer.
- Pse ndaloni prej ketyre - e pyeta. - Kaq rrezik eshte
- Sjemi te qarte se ku do te shkojme. Ky eshte rrezik i vogel. Po presim urdher se cte bejme.
Tunda koken ne shenje ngushellimi. Ne fakt oficeri dicka donte te me thoshte me shume sikur te me lutej qe te lidhesha me ndonje nga shefat e tij lart. Ishte i deshperuar dhe krejt i pamotivuar per punen e tij. Pamjet e ushtareve te strukur nen guret e adoleshenteve ishin nje inkurajim i madh kunder fuqise se shtetit. Kerkesat e protestuesve ishin nga me te cuditshmet. Ne qender te tyre ishte Rrapush Xhaferri kreu i Fondacionit Populli. Ata besonin se ai i kishte parate e tyre por se qeveria e kishte arrestuar qe tia merrte ato. Kerkonin qe urgjent ai te vinte aty me helikopter dhe pastaj cdo gje zgjidhej. Te tjere pak me tutje mbanin gazeten Koha Jone ne dore dhe puthnin portretin e Rrapushit. Ishte nje histeri e paperballueshme.
Ne rruge ishin vendosur disa tuba hekuri dhe makina e kishte te pamundur te vazhdonte me tej. Dy djem me ndihmuan dhe me tregun nje rruge permes fushes ku kalonte zetori i jonxhes. I mora ne makine dhe ia dolem pas 500 metrash. Nuk me ndaloi me askush deri te kthesa e Plugut ku kishin ngritur barrikaden. Djemte qe kisha me vete me ndihmuan qe njerezit e tjere mos ishin armiqesore me mua. Hipen siper makines si roje ndersa une nga brenda transmetova per Zerin e Amerikes direkt duke pare nga larg qytetin dhe duke pershkruar turmen. Kembet e tyre te varura mbi xhamin e makines dhe zgjatja here pas here e kokes per te kuptuar se cfare po beja me telefonin ishin bezdia e vetme qe kisha.
Transmetimi im nga kthesa e Plugut ishte nje problem me vete. Shihja vetem qytetin e Lushnjes dhe disa shtellunga tymi qe dilnin siper tij. Nuk kisha askend qe ta pyesja se cndodhte ne qytet. Telefoni celular aty kapte vetem ne disa pika afer postes dhe thuajse asnje nuk kishte celular ne qytet. Pyeta dike nga ata qe kishin bllokuar rrugen qe te merrja vesh se nga dilte tymi.
-Kane djegur Bashkine - tha ai. - Do tu veme zjarrin te gjithave Bashkise Komitetit... cte jete.
Me erdhi per te qeshur pasi Bashkia ne te vertete ishte pasardhesja e Komitetit Ekzekutiv por ne mendjen e djalit asgje nuk kishte ndryshuar. Ne raportin tim e pershkrova situaten te rende dhe citova protestuesit te thoshin se po digjej Bashkia. Ne te vertete ishin djegur zyrat e Hipotekes dhe disa zyra te Tatim-Taksave te Lushnjes.
Kur mbarova dola jashte dhe i pershendeta. Shumica ishin 17 - 20 vjecare.
- fare kerkoni tamam - u thashe. - Pse e keni zene rrugen
-Na ka vjedh Saliu leket ere
-Ku i keni pasur leket
-Te Xhaferri i kishim ere. E ka arrestuar Saliu qe tia marre leket dhe na genjen neve. Thote qe eshte piramide. Po e hame ne ate ere Ta nxjerre Xhaferrin qe ta thote vete...
-Po e nxori ere - u thashe une. - A nuk ishte Xhaferri ai qe doli dje ne televizion dhe tha qe skishte leke
Nje nate me pare ne nje kamere bardhe e zi nga ato qe regjistronin ne qeli TVSh-ja kishte dhene pamje ne qeli nga intervista e prokurorit me Rrapush Xhaferrin. Pamja e tij e shfytyruar dhe filmi bardhe e zi e kishin zhburreruar gjeneralin ne syte e idhujve te vet por ata nuk donin ta pranonin qe ai ishte gjenerali i tyre.
-Jo ere jo. Ai ishte Pali Miska. Ne do te na e hedhe Saliu e Jo ere duam Xhaferrin ne. Ka leke ai ka sa te duash. Por ia ka marre Saliu ai qeni
Ndersa debatoja me kalamajte qe me kishin rrethuar zedhenesi i Ministrise se Brendshme Ndreke Gjini i alarmuar me mori ne telefon
-bere ne radio
- Pse cfare ka ndodhur - e pyeta.
Kur po flisje ti ne radio skishte marre flake ende tani po e djegin. Me duket se degjuan radion kur the po djegin Bashkine dhe kane shkuar aty.
U trondita nga arsyetimi i tij.
- Je i sigurt qe ata shkuan pasi degjuan radion - i thashe. - Une skam dhjete minuta qe raportova. Ata sbesoj se kane radio dore me vete.
- Ohu une te them keshtu ti sdo - tha. - Nji tash kane hy ne Bashki.
E mbylla telefonin por shqetesimi nuk me iku. Nuk jam ende fort i sigurt per ate qe ka ndodhur por ishte nje leksion i eger i pergjegjshmerise qe duhet te kete nje gazetar kur raporton nga trazirat. Pervoja jone ne kete drejtim ishte zero. Rrethanat ishin po ashtu shume spekulative. Gjithcka me beri te ndihesha keq ndersa udhetoja drejt Tiranes. I lashe dy femijet ne Dushk dhe nderkohe nje grua e re se bashku me burrin kerkuan te vinin deri ne Tirane me mua. I mora sepse ndihesha keq vetem. Nuk fola thuajse fare me ta gjithe rruges pervec pese minutave te para kur ata me shpjeguan se do te shkonin tek motra e asaj gruas qe te rrinin ca kohe deri sa te mbaronin rremujat. Kishte nisur ikja nga zona e luftes.
Baze Takimi me Fatos Nanon ne burg
Vijon nga e diela - Kishte thuajse dy jave qe zhvillohej nje lufte e ftohte mes katit te dyte dhe katit te trete ne godinen e Partise Socialiste. Ne katin e dyte ishin nenkryetaret. Qe nga burgu Nanoja i kishte quajtur si njerezit e spaletave. Ne qender te sulmit ishte Ilir Meta por arsyetimi per sulm ishte konservatorizmi i Servet Pellumbit dhe dogmatizmi i Namik Dokles. Ne katin e trete Kastriot Islami mbante hapur zyren e shtypit. Rrotull tij vertitej Pandeli Majko. Ishte nje kompozim qe nuk kishte shume shpjegime. Nje vit me pare Pandeli Majko u hoq nga detyra e kryetarit te Forumit Rinor Eurosocialist me arsyetimet e nendheshme se ishte kunder udheheqjes dhe se duhej qe partia ta kishte nen kontroll FRESSH-in. Per ne qe e shikonim nga jashte gjithe kete proces dukej sikur Pandeli Majko ishte kunder Fatos Nanos dhe po zevendesohej nga nje besnik i Fatosit. Ne te vertete udheheqja kishte filluar te mos ishte me me Fatos Nanon por nenkryetaret. Nje vit me vone pasardhesi i Pandeli Majkos ne FRESSH Ilir Meta ishte armiku real i Fatos Nanos ndersa Pandeli Majkoja mbeshtetes i tij. Nderkohe Kastriot Islami perpiqej te bente nje vend brenda partise pas nje mungese disavjecare ne Gjermani ku u strehua per disa vite qysh kur u arrestua Fatos Nanoja i trembur se deklarata e tij demokrateve do tua thyejme kafkat do te perbente objekt per veper penale. Gramoz Ruci njeriu i hekurt brenda Partise Socialiste ishte larguar ne Greqi. Ai ishte njoftuar gjysmezyrtarisht se prokuroria po hapte ceshtje penale ndaj tij dhe brenda nates u largua per ne Tepelene. Te nesermen nje mik i tij ne polici e shoqeroi per ne Kakavije dhe ai kaloi ne Greqi.
Berisha kishte kerkuar rihapjen e hetimeve per 2 prillin pikerisht per te mbajtur nen tension njeriun qe mendonte se e mbante partine te bashkuar rreth Fatos Nanos. Keshtu qe ne PS ishin tre nenkryetaret - Servet Pellumbi Namik Dokle dhe Ilir Meta - ne njeren ane dhe Islami e Majko ne anen tjeter.
Ate pasdite korriku kisha nje raport per zhvillimet brenda Partise Socialiste qe do te transmetohej ne oren 18.00. Ishte mbledhur kryesia e Partise Socialiste dhe kishin kundershtuar Mocionin per debat qe kryetari i tyre Fatos Nano e kishte derguar nga burgu. Mocioni sic u njoh me vone gjeresisht ishte sjelle nga gruaja e tij Rexhina dhe i ishte dorezuar Pandeli Majkos dhe Kastriot Islamit dhe pasi ishte zberthyer ne formen e nje dokumenti politik i ishte parashtruar kryesise. Kryesia reagoi ashper dhe publikisht kunder tij. Thelbi i reagimit sipas tyre ishte se Fatos Nanoja kerkonte te fajesonte kryesine per zgjedhjet e 26 majit nderkohe qe keshtu shmangte hedhjen e pergjegjesise mbi Berishen. Servet Pellumbi kishte dale hapur kunder Fatos Nanos. Namik Dokle po ashtu dicka kishte pertypur neper dhembe. Kisha dale te pija nje kafe dhe po e ndiqja emisionin me radio dore. Ne fund te emisionit sic ndodh rendom mbeten tri minuta bosh dhe nje kolege nga studioja lajmeroi se do te kishte ne linje kolegun tim. U lidh. Pyetja ishte po per zhvillimet brenda Partise Socialiste. Kolegia nga studioja i sugjeroi se kishte dhe dy grupime dhe iu lut qe ti pershkruante ato. Kolegu im i beri asaj nje pershkrim standard duke paraqitur nga njera ane Fatos Nanon me mbeshtetesit e tij te cilet ai i quajti reformatore kurse ne anen tjeter Servet Pellumbin me nenkryetaret qe ai i quajti konservatore.
Ra menjehere zilja e telefonit. Ishte Ilir Meta.
- Une nuk jam konservator - tha ai. - Keni filluar ti sherbeni atij plehres atij burgaxhiut...
- Mos u nxeh - i thashe. - Nuk e di se cfare ka ndodhur por eja te bisedojme me nga afer.
Lame te pinim nje kafe pak me vone. Dukej qe ishte i irrituar por me shume i trembur.
-Pse e beri ate vleresim A ishte vertet rastesi Si mund ta korrigjojme A ia kane thene amerikanet A jua diktojne ata qendrimet politike
Sidomos te kjo e fundit kembengulte shume. Keto ishin shqetesimet tij qe i tha pa marre ende fryme. E brente dyshimi se e kishte humbur prej kohesh mbeshtetjen e SHBA-ve. Fakti qe ate vit Ambasada e SHBA-ve ne Tirane kishte cuar ne SHBA Pandeli Majkon dhe jo ate ndoshta i ishte bere fiksim.
Biseduam gjate. I thashe se po teprohej me paraqitjen e grupit te tyre ne radio por nderkaq duhej si pale Fatos Nanoja. Une mund te shkoja ne burg e ti merrja nje interviste.
Ne fillim iu duk propozim i dyshimte pastaj filloi te behej entusiazt. Bisedova me Elez Biberajn per mundesine e intervistes. Ai u befasua pak por me inkurajoi menjehere. Megjithate nuk harroi te me porosiste se nuk duhej ti lutesha shume shtetit per leje hyrjeje.
Krisja mes qeverise se Partise Demokratike dhe qeverise amerikane kishte filluar. Tashme mbetej edhe nje pengese tjeter. Sali Berisha duhej te siguronte lejen e hyrjes. Ia thashe ne telefon se me duhej te intervistoja Fatos Nanon ne burg. U vendos pak heshtje.
- Kush ta kerkoi - tha.
- Me duhet per balance - i thashe - se po japim vetem palen e nenkryetareve. Fola me Ilir Meten dhe ai eshte dakord. Ai mendon se i ben pune prononcimi i tij.
Ilir Meta ishte nje reference shpetuese per mua. Berisha tha menjehere po madje me entusiazem.
- Domethene ke folur me ta - me pyeti - nuk u prish pune
- Jo jo aspak - i thashe. - Fola madje ma rekomanduan vete.
- Shume mire - tha. - Shko atehere
- Po flas me Hektorin qe te hyj neser - ia ktheva - po i them ne emer tend.
- Ska problem i bej une telefon - tha Berisha.
Mora ne telefon ministrin e atehershem te Drejtesise Hektor Frasherin nje burre gjithmone kavalier dhe i gatshem per te te ndihmuar. I shpjegova si e kisha punen. Duhej te udhetoja per gjithe naten dhe ne mengjes te isha ne Bence. Leje nuk kisha ku te merrja ndaj duhej njoftuar drejtori i burgut te me lejonte te hyja pa ndonje leter ne xhep. Gjithcka e bera te koordinuar me qellim qe te mos e regjistroja emrin si njeri qe kisha hyre ne burg. Porosia e shefit tim ne Zerin e Amerikes qe une nuk duhej te lutesha shume per leje ishte ne sfond te te gjitha ketyre makinacioneve. Ishte nje interviste qe me duhej doemos. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk me hynin me ne pune pas kesaj. Me kishin ndihmuar ne planin tim per te shkuar ne Bence.
Hektor Frasheri kishte folur ne telefon me Bujar Kaloshin te cilin e ekzekutuan nje jave me pas.
Bujari tha se do te urdheronte drejtorin te me priste te dera. Nuk kishte asnje problem. Keshtu u be. Per gjithe naten u nisa me nje makine Golf drejt Tepelenes. Pas nje defekti afer Durresit mu desh te kthehesha ne Golem ku mora nje nipin tim dhe vazhdova udhetimin.
Ne oren 06.30 minuta isha ne Tepelene.
Pasi shkuam per nje kafe ne qytet zbritem te dera e burgut ne krah te perroit te Bences.
Te dera priste nje djale me trup mesatar i cili mu prezantua si drejtori. Me njihte si fytyre dhe nuk kisha nevoje te prezantohesha. Me ftoi ne zyren e tij per nje kafe. Ishte nje zyre e ngushte e keqe qe te kujtonte zyrat e ROGL-se se dikurshme ku beheshin dezhurne.
Filloi te bente nje kafe turke. Ndersa po ma servirte me pyeti duke me pare me bisht te syrit
-Do ti besh interviste atij qenit
-Do te intervistoj Fatosin - i thashe.
-He por ai mund te shaje Presidentin...
-Hajt o burre mos u bej merak se pune qe rregullohet - ia ktheva. - Si rregullohet Se ti mire qe e jep te Zeri i Amerikes po ate e transmeton edhe Radio-Tirana me 20.30...
-Hajt pi kafe pa merak se ia fut une per ate pune - u perpoqa ta qetesoja.
- Domethene nuk e le ta shaje Presidentin - pyeti ai
- Mos u merzit te thashe qe kam per tia futur.
Ishte nje bisede gjysmebanale por e nevojshme per te kaluar nje barriere qe mund te ngrihej papritur para meje e qe quhej drejtor i burgut. Une isha nje njeri pa autorizim per tu futur ne ate burg. Me silleshin ne koke historite per drejtoret e atij burgu. I pari qysh kur u fut Fatos Nanoja ne burg arriti te merrte shtepi ne Tepelene prej Fatos Nanos ngaqe Bashkia drejtohej nga socialistet. I dyti nje djale i hedhur te cilin e kisha pasur shok fakulteti u akuzua se e nxirrte Fatos Nanon nga burgu dhe i bente shetitje. Kuptohej qe ishte ekzagjerim por qe portretizonte tipin e tij liberal dhe aspak fanatik. Shoqeria e tij me e madhe shkonte te miqte e Fatos Nanos qe vinin dhe e vizitonin ne burg kryesisht Gaz Demi. I treti ishte zgjedhur si dore e forte dhe kjo me krijonte problem kur ai pyeste me fanatizem se mos Fatos Nanoja shante Presidentin.
Mes ketyre dilemave ai me shoqeroi drejt qelise se Fatos Nanos nje ndarje me vete e burgut qe po rikonstruktohej me nje minioborr te vetin nje korridor te shkurter dhe deren gjysme te hapur.
Me nje kostum sportiv tuta sporti dhe bluze te bardhe Fatosi u ngrit menjehere me kembe dhe me zgjati doren.
- Mire se erdhe zoti Baze e mire te solli E dija qe nje dite Zeri i Amerikes do te trokiste ketu...
Pas pershendetjeve te para me ftoi te ulesha perfund shtratit. Dhoma e tij ishte e vogel por e mbushur. Te koka e shtratit kishte nje radiomagnetofon Gruding shume te mire. Me tej nje stive me libra te hedhur pa kujdes dhe perballe shtratit nje banak ku ishte nje ekspres i vogel kafeje nje thekese buke disa libra te tjere dhe kaq.
Sidoqofte per kushtet e burgut ishte dhome e mire. As ai nuk ankohej.
Drejtori ndenji pak dhe u largua. Deren e la pak te hapur sipas rregullores. Per afat me dha nje ore por me shkeli syrin se edhe mund ta kaloja.
Filluam te bisedonim per gjera te kota e ne pergjithesi. Pas cdo fjale Nanoja perpiqej te hetonte nese kishte ndonje prapavije vizita ime papritur ne burg.
Me hapi nje liber te madh shenimesh qe me siguri ishte nga ato blloget e vjetra te reparteve ushtarake ku mbante skeda lajmesh.
- Dje ke pasur nje raport per PS-ne - me tha.
- Po isha ne seli kur dolen nga kryesia. Serveti ishte i ashper.
- E degjova te BBC-ja. E dhane te plote. Ti ma fute pak me ate punen e Namikut.
-I mbajtke shenim i thashe. - Pa mi numero sa raporte kam bere gjithe muajin se me duhen per rrogen.
Qeshi dhe e kaloi me shaka por fare papritur u be kurioz per seline dhe per partine. Fillova tia shpjegoj edhe njehere gjendjen e nje dite me pare atje. Pastaj po e sterzgjatja shpjegimin duke i thene se pas kesaj shkuam te Fideli per kafe...
-Me fal - tha - por kur kam hyre ne burg ne parkun Rinia kane qene vetem dy kafe kafe Stil dhe Kumanova. Te tjerat nuk i perfytyroj dot se ku jane.
Me erdhi pak keq pasi isha duke i treguar per disa reportere te gazetave Koha Jone dhe Dita Informacion qe nuk e kishin pare kurre ate nga afer dhe e kishin idhull per te cilin edhe mund te vriteshin.
-Oho mos jane ata qe citojne cdo dite Arben Imamin - tha dhe qeshi.
Tre versionet qe me tha per qypin me flori intervista qe i mora per radion Zeri i Amerikes
Rendimi psikologjik i kryetarit te PS-se ne burgun e Bences
Nanoja me pyeti per origjinen time dhe une qe nga dritarja e qelise ia tregova drejtimin e saj qe ishte shume afer burgut. Dicka donte te portretizonte te toleranca e Jugut dhe menjehere ne tru i mbiu Berisha.
- Goca ime eshte ne nje shkolle me djalin e Berishes - ia nisi ai. - Nje nate kishin shkuar bashke ne disko. Ajo erdhi ketu ne burg dhe ma tregoi te gjithe kete. I thashe se nuk kishte bere asgje te keqe se ata i perkasin nje brezi tjeter. Ajo u kenaq shume dhe me tha dicka qe une nuk do ta harroj kurre. E pabesueshme sa bukur e gjeti Partia Socialiste eshte nje qyp me flori qe ka siper saj ca guralece He a te duket e bukur - perseriti me nje te qeshur qe zgjati.
Ne fakt batuta ishte shume e zgjedhur qe ti perkiste vajzes se tij por nderkaq e qeshura e tij e befte nuk po me linte ta shijoja. Me tej biseda kaloi te familja. Me tregoi se si nje dite me pare kishte qene Thanasi babai i tij me motren dhe kunatin Fatos Pustinen.
- Rojet u sollen keq - tha - dhe kontrolluan gjithcka. Ai dhendri u kenaq se ai eshte me ju - mu drejtua mua - kurse Thanasi u terbua fare.
E pashe qe biseda po degradonte pak dhe iu luta te fillonim intervisten. Vendosa ta lija te fliste gjate qe te zgjidhja dicka te mire. Filloi te fliste pa pushim. Dukej se donte te nxirrte gjithe ckishte ne mendje per partine e vet. Derisa nje cast mbaroi kaseta.
- Stop - i thashe. - Intervista eshte teper e gjate. E fillojme edhe nje here. Heren e dyte u koncentrua ne kater-pese pyetjet qe i thashe.
Ngurroi per nje cast por e nisi me shume vullnet. Ishte me racional heren e dyte.
Idene e tij per Partine Socialiste nisi te ma ilustronte me nje leter te nje gjimnazisteje nga Vora e cila i paskesh shkruar se Partia Socialiste eshte nje qyp me flori qe ka ca guralece persiper.
-Me falni jeni duke thene se zhavorri ne krye te ketij qypi eshte kryesia e Partise Socialiste - ishte pyetja ime. U step per nje sekonde.
-do krahasim calon - tha dhe vazhdoi ta shtjellonte serish sulmin mbi kryesine.
-Faleminderit i thashe dhe e nderpreva intervisten.
Ai po rrinte ende i pavendosur te thoshte faleminderit.
-A bejme nje kompromis - tha. - Me bej edhe nje pyetje Duhet ta zbus pak. shte shume e ashper.
Rame dakord dhe i beme nje mbyllje me te bute. Pas kesaj intervista quhej e mbaruar. Ai u ngrit i lehtesuar dhe filloi te bente serish nje kafe. Ndenja dhe rreth 20 minuta me pas. Po i tregoja nje histori qe me kishte ngjare nje vit me pare kur kisha qene serish ne ate burg per interviste e qe kishte te bente me vrasjet ne kufi dhe kisha intervistuar Zylyftar Ramizin. Po i tregoja skenen kur duke pritur te dera nje burre i vjeter gati si lypes na u afrua mua dhe shoferit tim i cili ne ate udhetim timin te pare ne Bence ishte Mond Tufina dhe na pyeti se ke do te takonim ne burg.
-Fatos Nanon - i tha shoferi Mond Tufina i cili nuk mund te rrinte ne asnje cast pa bere ndonje karagjozllek.
- Po ce keni Fatos Nanon - pyeti burri.
-Une se kam gje sdua tia shikoj syte por ky shefi im e ka cun tezeje - ia ktheu dhe tregoi nga une.
- Djale tezeje e ke ti Fatosin - me pyeti burri.
I detyruar ti mbaja iso Mondit i thashe po. Kaq duhej dhe burri ia plasi te qarit...
-Mos u bej merak - me tha mes te qarash. - Mos ki merak fare E mban Gjergji im ne pellembe te dores. shte oficer ne qeli Gjergji. Ne pellembe te dores e mban. Dhe Palin e ka pasur ca kohe Pali Misken por Fatosin e do shume. Edhe ai e do. I thote ngahere te bej mo Gjergji qe jam ketu se kur te shkoj ne Tirane do te te marr oficer ne Presidence. Fliste dhe ngasherehej.
- Faleminderit - i thashe. - I thuaj dhe djalit faleminderit nga ne. Ua pacim borxh
- E kemi per detyre - tha. - Do ta mbajme ne pellembe te dores te gjithe. - Dhe ngasherehej.
Pasi mbarova pune ne burg shkova lart ne qytet dhe takova shefin e komisariatit nje ish-mesues historie ne shkollen ku une kisha bere tetevjecaren dhe me pas nje trajner i njohur i ekipit te volejbollit per femra te Minatorit. Po bisedonim rreth burgut dhe une po ia tregoja me humor historine qe me kishte ndodhur.
Ai u vrenjt papritur ne fytyre sikur ta kishte pickuar gjarpri. - Gjergji the Po ne e kemi cuar atje si te besuar
- Nuk di si e keni cuar - i thashe. - Te lutem tani qe ia permenda emrin mos guxoni ta hiqni nga puna se do ta mbroj une. Ju e keni bere detyren tuaj. Tani ai nuk mund te behet viktime e imja.
Shefit te komisariatit nuk i ikte inati.
- Dhe ma ka sjelle kryetari i PD-se - tha. - Ai me tha se eshte demokrat i vendosur.
Mua me qeshej edhe me shume. Nderkohe erdhi kryetari i PD-se Tomor Xhani nje tip i shkathet me shume se politik. Shefi i komisariatit po i thoshte se une kisha mbresa te mira nga Gjergji polici i Fatos Nanos. Kryetari nuk e kuptoi ironine dhe tha
- Nuk e ke njohur babane e tij cdemokrat qe eshte Ka themeluar PD-ne ne Veliqot. Njeri i mire shume.
Por une nuk e mbaja dot te qeshuren.
- Ne fakt une babane e tij e njoh - i thashe. - E gjeta te dera e burgut dhe po qante per Fatos Nanon. Pastaj kur i thashe qe jam djali i tezes se Nanos u shkri fare.
Kryetari e pa qe ishte pune me zarar ajo qe kishte bere dhe heshti. - Sdi si ndryshojne njerezit - tha. - Ata demokrate kane qene.
Mua me qeshej. Iu luta qe Gjergjin te mos e preknin dhe ika.
Kur po ia tregoja kete Nanos ai degjonte me nje nenqeshje te lehte. - Ketu e kam Gjergjin ketu - tha dhe tregoi nga korridori.
Me ne fund po dilja nga qelia.
E pyeta nese kishte ndonje porosi per dike ne Tirane.
- Jo - tha. - Ishte Thanasi dje. I cova me te porosite. Pastaj per ke te coj Ata... e di une cduan. Te jap nje fershellime une qe ketej dhe ti flakin nga zyrat me gjithe karrige Tha mire Thanasi per ate parti Ajo eshte nje qyp me flori qe ka persiper ca guralece.
Tunda koken dhe u pershendetem. E perseriti per here te trete batuten duke ua veshur tre njerezve te ndryshem. Dukej se ishte dicka qe e kishte bluar gjate ne mendje dhe duhej ta thoshte patjeter. Ishte po ashtu shenje e rendimit te tij psikologjik. Nuk desha ti bija ne sy qe e kishte perdorur ndryshe pak me pare. U largova aty rreth ores 10.30.
Me duhej te shkoja deri ne Gjirokaster qe ta transmetoja intervisten per Uashingtonin dhe pastaj te nisesha per Tirane.
Ne mbremje afer Lushnjes ra goma e makines dhe kerkova ndihmen e dy kalimtareve. Duke me ndihmuar me pyeten se ku punoja.
- Gazetar u thashe - te Zeri i Amerikes.
Dy bashkebiseduesit nuk folen.
-Ju jeni me Salen me duket - tha njeri. - Ata te BBC-se jane me Nanon pasi tani transmetuan nje interviste nga burgu me te.
- fare tha ndonje gje - pyeta.
-Tha plot gjera tha qe PS-ja eshte nje qyp me florinj qe ka persiper saj ca zhavorr. E qau fare Ashtu jane ata. Nderkohe qe ata po merreshin me gomen dhe une po bisedoja me ta njeri prej tyre me njohu nga zeri.
-Ore ti ishe ne radio pak me pare - me tha.
-Jo ore cne - i thashe. - Une jam i Zerit te Amerikes.
-Jo ore ti ishe - tha. - Dhe mos na genje se i BBC-se je
- Me vjen keq - u thashe - por jam i Zerit te Amerikes.
-Ik o ik ne te degjuam me keta veshe. Ja qy ze ishte. Je i BBC-se ti Ata te Amerikes nuk e duan Fatosin.
Me kete episod u mbyll ajo dite e lodhshme.
Medyshjet e Berishes mes Greqise e Serbise
Nga Mero Baze
Ndersa po udhetoja nga Vlora per ne Tirane pas intervistes me ish-Presidentin Xhorxh Bush ne Fier takova dy drejtuesit e gazetes RD qe po ktheheshin nga Greqia. Lazer Stani me tregoi se kishte qene ne nje hotel me tre lideret e opozites ne Athine. Ishte takuar me Janis Repasin zedhenesin e qeverise greke. Me beri pershtypje fakti qe Repasi kishte theksuar se Greqia deshiron qe kjo gjendje stabiliteti dhe qetesie te vazhdoje pasi eshte ne dobi te rajonit te Ballkanit. Argument kryesor ne favor te qeverisjes se administrates se Partise Demokratike ishin ne te vertete rendi dhe qetesia. Vlora ishte ne ate kohe qyteti ku mund te pushonte nje president amerikan. Disa muaj me vone u pa se zedhenesi i qeverise greke kishte goditur ne shenje kur kishte uruar me cinizem qe kjo qetesi dhe ky stabilitet te vazhdonte ne Shqiperi. Ne Vlore nje vit me pas nuk jetonin dot me as banoret e saj.
Por pershtypja qe kishte lene zedhenesi grek te njerezit e shtypit te PD-se ishte e mire dhe ata mendonin se me pak pune Berisha mund ti permiresonte raportet me Greqine. Gjate fushates elektorale te 26 majit ai beri kujdes qe keto marredhenie ti vleresonte si pozitive. Alfred Serreqi si minister i Jashtem kishte vizituar Greqine ne mes te fushates dhe kishte mare premtime per legalizimin e emigranteve shqiptare. Ne prill ishte nenshkruar Traktati i Miqesise mes dy vendeve dhe qenia e Teodor Pangallosit si minister i Jashtem e kishte zbutur ndjeshem situaten. Berisha perpiqej te bente ndarje te forte mes lobit grek ne SHBA dhe qeverise greke qe sipas tij ishte aleate me Berishen. Askush nuk e kuptonte dot sa uje kishte rrjedhur poshte karriges se pushtetit te Berishes derisa turbullira u shfaq hapur. Nje nate me pas kur Berishes po i komentoja pershtypjet e drejtuesve te RD-se nga takimi me Repasin ai u be i heshtur.
- Nuk e di si kuptoj keta greket - tha. - Keta duhet te jene idiote. Keta nuk e kuptojne qe eshte hera e pare qe ky vend u ofron miqesi atyre. Une u kam ofruar miqesi. Ndryshe ky vend e ka pasur gjithmone hapur deren ne Beograd. Nuk e kuptojne keta qe ne po te duam nje telefonate larg e kemi Beogradin....
Ishte nje shfrim i rrjedhshem pa asnje pengese logjike ne tentativen per te perzier analizen historike me nevojen per te ruajtur pushtetin. Mua me ra si bombe ideja qe ne e paskeshim shume te lehte miqesine me Serbine. I lindur dhe rritur ne Jug me nje distance edhe kulturore per ish-Jugosllavine por shume i lidhur emocionalisht me Kosoven papritur mu duk vetja i pagdhendur per keto pune. Berisha ndoshta e kapi hutimin tim dhe vazhdoi
- Po keshtu eshte domethene se kuptoj kete injorancen e tyre. Po kembengulin pafund per lufte mes nesh. Mos shiko ti se kush eshte tani ne Beograd por i sigurt te jesh ti qe ata e dine qe ne atje e kemi pas gjithmone nje oferte gati. Ne... domethene Shqiperia... nuk e kam fjalen konkretisht ne si qeveri...
Ishte nje perpjekje e shpejte por e qete per te ma larguar idene se edhe ai vete e kishte nje oferte gati ne Beograd. Nje shpjegim i rremujshem mes shfajesimit per keqkuptimin e mundshem dhe nje te vertete historike qe ne Veri te Shqiperise nuk ishte aq e panjohur dhe e larget sa ne Jug. Aleancat e Zogut dhe qeverite provizore rebele te mirditoreve qe nuk pajtoheshin me kreret e shtetit te ri shqiptar e kishin zbuar kete paragjykim qe per mua ishte nje tabu. Berisha nderroi bisede por hutimi im i ngecur me sa dukej ne shperqendrimin e metejshem te bisedes na riktheu serish tek ish-Jugosllavia dhe Greqia si dy fqinje me shanse te ndryshme per miqesi me Shqiperine. Shihej qarte qe nese ne Beograd nuk do te kishte qene Miloshevici dhe nuk do te ndodhte ajo qe kishte ndodhur pra nese ne do ti fillonim proceset demokratike kur ne Beograd te kishte pasur nje qeveri me liberale orientimi yne do to kishte qene Beogradi. Kur e mendoja ftohte here pas here kete sme dukej dhe aq shokuese sa cmu duk ne ate cast qe e degjova nga Sali Berisha. I pamesuar te jetoja me idene se kemi fqinje Serbine apo Malin e Zi madje i ndodhur dhe shume larg kultures se tyre politike me dukej si sforcim. Por serish kur e ripertypja kur mendoja per raportet e politikaneve kosovare me Beogradin raportet e politikes shqiptare deri ne vitin 1948 dhe kur nje cast mendoja se Sali Berisha ishte ndoshta politikani qe e njihte me mire Serbine dhe Kosoven e justifikoja per ate qe tha. Pastaj turbullohesha serish kur me shfaqej fantazma e marteses se tij me nje grua me origjine serbe si dhe disa shkrime te egra botuar ne shtypin e Kosoves per lidhje te familjes se saj serbe me krere te UDB-se. Dilemat per kete lidhje gjenealogjike qe zgjonte ndjesi te panjohura tek une me shtyne nje dite qe te pyesja vete Liri Berishen per origjinen e nenes se saj serbe nje grua qe ka jetuar me dinjitet per aq sa te lejonte diktatura si grua jugosllave ne Tirane. Ishte e pabesueshme por ne fund te shpjegimit te saj une isha me i paqarte se ne fillim. Nuk me tha asnje fjali te qarte pervec faktit qe nena e saj ishte nje jetime nga Vojvodina qe nuk kishte fis dhe qe u martua me babane e saj Rexhepin i cili ishte me origjine nga Vuthaj nje fshat shqiptar tashme nen territorin e Malit te Zi. Martesa ishte bere ne vitet kur Shqiperia me JugosIlavine ishin ne muajin e mjaltit. Akuzat qe i beheshin Liri Berishes lidheshin me faktin se motra e nenes se saj d.m.th. tezja e saj ne Beograd kishte qene pjese e OZNA-s ndersa djali i tezes se saj u be me pas nje njeri i afert i Miloshevicit. Gjithcka ishte mes spekulimit dhe se vertetes. Perkunder kesaj nena e Liri Berishes si shume gra te huaja te martuara me burra shqiptare gjate komunizmit ishte nje grua qe vuajti pasojat e kesaj martese. Asaj iu desh te deshmonte ne gjyqet e organizuara ndaj shoqeve te saj duke bere cte mundte qe te mos e lendonte te ardhmen e tyre.
Vete i shpetoi burgosjes ndonese shume nga shoqet e aferta te saj perfunduan ne burg. Ishte nje grua e forte qe duhet te kete vdekur krenare per jeten e saj nje jete qe e kishte mbajtur nen tension gjithe familjen dhe femijet e saj. Kur vdiq ne janar te vitit 2005 une isha me Sali Berishen dhe gruan e tij ne Uashington. Kishim qene dy jave me pare bashke me Berishen per te lidhur marreveshjen me kompanine amerikane BGR dhe aty Berisha siguroi edhe nje ftese per ne Mengjesin e Lutjeve e para pas nje izolimi dhjetevjecar nga SHBA-te. Ishte edhe Fatmir Mediu. Diten e dyte te vizites kur me mundime te medha ishin rregulluar disa takime te rendesishme ne Senat ne Kongres dhe me ndihmessekretaren e Shtetit per ceshtje Globale ne hollin e hotelit pashe qe Berisha ishte bere gati per rruge.
-fare ka ndodhur
-Do te kthehem - tha. - Lilit i ka vdekur nena.
U hutova aq shume sa nuk e ngushellova fare. Mezi prisja takimet e tij dhe fare papritur gjithcka behej zero. Fatmir Mediu me bente grimasa pas shpines se tij me idene se ishte budallallek kthimi ne Tirane per vjehrren. Per te qene i sinqerte edhe mua ashtu me dukej. Guxova dhe ia thashe.
-A mund te kthehet Lili vetem me dike nga ne
-Jo zoteri ka mbaruar ajo pune do te jem bashke me te.
- I thashe te niset me Xhulin time shoqe - tha Fatmiri - por nuk pranon. Vete Lili nuk ka ndonje kundershtim - shtoi.
Berisha u be nervoz nga biseda jone.
-Mos u perzieni ne punet e mia - tha. - E di vete se cfare bej. Heshtem.
Instinkti per te mos u dorezuar me beri te cohesha te shkoja pak me tutje dhe ti telefonoja Agimit vellait te Lirise ne Tirane. E ngushellova per te emen dhe pastaj i shpjegova se Saliu do to kthehej bashke me Lilin.
- I thashe te mos kthehet - tha ai - por e ka fiksim. Skam ci bej. Ska cfare ben ketu jemi te gjithe.
Berisha e kuptoi qe po flisnim prape per te dhe nuk e mbajti nervozizmin.
- A ka mundesi te mos merresh me punet e mia - tha i nxehur.
- Po flisja me Gimin - i shpjegova. - E ngushellova per nenen. -- Dhe si per te zbutur nervozizmin e tij e pyeta per Lilin.
-shte ne dhome - tha - po ben gati valixhen. Tani duhet te bejme gati nje plan - vijoi nderkaq. - Deri ne oren tre kur duhet te nisemi per ne aeroport dua te bej nje takim me spikerin e Kongresit dhe te jap nje interviste te VOA. Lidhu pak me ata te VOA-s qe te vijne ne Kongres per intervisten.
Pastaj u kujtua se duhej te anulonte takimet dhe me tha tia lija kete porosi nje mikut tone te perbashket qe kishte rregulluar shume prej takimeve. Ashtu u be. Per rreth dy ore para nisjes mu desh te prisja rrotull Kongresit derisa ai mbaroi takimet dhe pastaj te nisej drejt aeroportit per tu kthyer. Liria rrinte e heshtur ne makine dhe here pas here qante me denese. Shihej qarte lidhja e saj e forte me nenen nje lidhje qe dukej se e kishte bere me te forte fati i keq i saj qe jetoi gjithe jeten larg njerezve te dashur dhe qe i ishte dashur te perballej me shantazhin e shtetit per poshterim per ta perdorur kunder grave te tjera qe kishin te njejtin fat me te te martuara ne Shqiperi. Duke njohur kete lidhje te forte Berisha anuloi takimet me te rendesishme te dhjete viteve te fundit te tij ne politike dhe u kthye bashke me te shoqen ne Tirane. Lidhja e tij e forte me gruan e vet ishte dimensioni me i padukshem ne publik. Hija e forte e pushtetit te saj mbi te nuk hetohej po te mos e njihje nga afer. Per shume shqiptare edhe ne ditet me te zeza te Berishes ajo ishte nje engjell. Vetem ne ditet e para te trazirave ne Vlore u hodhen parulla kunder saj. Ishte ndoshta nje instinkt i njerezve te revoltuar ndaj dy grave qe dukej se perfaqesonin pushtetin e tij Vjollca Vokshit dhe Lirise. Askush tjeter ne Shqiperi nuk i ka hetuar dot shenjat e pafuqise se tij te madhe para nje gruaje. Vetem nje shoqeri mashkullore sic besohet qe eshte Vlora e ka gjithmone te ngritur carkun e dyshimit ne kete pike. Ne te vertete ajo ka pasur dhe ka pushtetin real mbi njeriun qe nxiton te gllaberoje cdo pushtet. Dhe nuk di ta shpjegoj nese mania e tij per superpushtet eshte nje lloj kompensimi nga oksigjeni i rralluar i pushtetit prej pranise se saj. shte nje raport qe meriton nje veshtrim te thelle qe te depertoje pertej casteve personale komplekseve te tij ndaj jetes se qytetit kuriozitetit per origjinen e saj dhe mbi te gjitha sigurine qe i ka dhene ajo si nje grua qe e mbronte nga cdo ekspozim i pafuqise se tij para syve te te tjereve.
Vone shume vite me vone kur raportet e Berishes me Greqine filluan te shkelqenin dhe ai beri leshime per fqinjin tone jugor me shume se cdo te kishte bere Nikolas Gejxhi po ta benim kryeminister te vendit e kuptova qarte se medyshjet e mia per raportet e tij me serbet ishin nje flluske sapuni. Nuk kishte ne to asgje nostalgjike apo historike. Ato ishin thjesht nje mundesi pushteti. I lodhur nga lufta me Greqine dhe shkuarja drejt gremines prej kesaj lufte ai sillte ne mendje aleanca te tilla dhe ate shprehjen qe me tronditi gjate Keta greket qenkan idiote nuk e dine keta qe ne Beogradin e kemi gati.... Ishte nje shfrim ne castet e tij te veshtira kur ai nxitonte te sillte ne mendje gjithcka qe ne te tjereve na dukej e pamundur serbet islamiket dhe pse jo uniformat ushtarake.
Dhe ne kete perpelitjeje per aleanca duket se lufta e Bosnjes dhe angazhimi i tij krah Izetbegovicit te cilit i dhuroi avione pa fund me arme qe niseshin nga aeroporti i Gjadrit ne Lezhe luajten nje rol te rendesishem. Njerezit kyc me te cilet ai i ndertoi keto raporte jane ende sot protagoniste te mafies ballkanike te armeve dhe krahut financiar te Al Qaeda-s ne Ballkan nje perzierje nga me te rrezikshmet qe perfshin ne menyre te cuditshme brenda saj boshnjake myslimane serbo-boshnjake sudaneze libaneze zvicerane. Dhe e vetmja lidhje ne pushtet e tyre eshte ende kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i cili nuk ka neglizhuar askend prej tyre. Historite e vrullshme te tregtive te armeve pas vitit 2005 ringjallen pikerisht keto lidhje dhe keta emra e lulezuan industrine e trafikut te armeve fishekeve dhe raketave nga Shqiperia me Serbine Bosnjen dhe Malin e Zi drejt botes arabe kryesisht drejt hezbollaheve dhe Iranit. Ne qarkullim jane te njejtit njerez nga mafia ish-jugosllave te njejtat lidhje qe zene fill nga krahu islamik i kabinetit te presidentit te ndjere boshnjak Izetbegovic si dhe te njejtit njerez qe u angazhuan nga kjo bote ne procesin e rikthimit te tij ne pushtet. Ishin ky treg qe i nxiti familjaret e Berishes te perfshiheshin ne projektin ogurzi te demontimit te armeve ne Gerdec qe nuk do te kishte dale kurre ne drite si nje histori e piste biznesi sikur aksidenti teknologjik te mos na verbonte syte te gjitheve me trupat e pajete te 26 veteve mes te cileve gra femije dhe qindra shtepi te shkaterruara.
Te gjitha hamendjet se Berisha ishte nje nacionalist qe e coi vendin drejt shkaterrimit ne vitin 1997 rezultuan false. Rikthimi i tij ne pushtet provoi se ai eshte politikani qe ka vendosur raporte teresisht vellazerore me qarqet me nacionaliste greke dhe qe ka instaluar ne Shqiperi bizneset me te fuqishme te ish-mafies jugosllave qe kane qene pararojat e nacionalizmave sllave ne Ballkan. Ne kete pike Berishen mund ta quajme me shume nje aleat te madh te nacionalisteve fqinje se sa nje nacionalist shqiptar. Interesi i tij i vetem eshte pushteti ne Tirane dhe per kete ai eshte i gatshem te terheqe ne vallen e interesave te veta gjithkend qe i rrezikon qofte edhe pak fare pushtetin e vet.
Une pagezuesi i sloganit Me ne fitojne te gjithe
Nga Mero Baze
...Kam dy rrugezgjidhje - i thashe Berishes. Me sloganin do te merrem vete ndersa per dizajnin e fushates duhet te gjejme nje profesionist. Dhe une e kam gjetur nje te tille.
-Kush eshte- pyeti ai.
-Eshte nje dizajner nga Kosova - i thashe. - Nekra e ka pseudonimin
dhe eshte nga karikaturistet me te mire te Kosoves. Ka fituar rreth 30 cmime te para dhe ka shije te mira per dizajn dhe pllakate. Ka pare dhe me shume fushata se ne sepse Jugosllavia ka qene vend me i hapur.
- Si e ka emrin si e ka- kembenguli Berisha.
- Nexhat Krasniqi - i thashe - por njihet si Nekra.
-Mire sille menjehere se skemi shume kohe - tha Berisha. Dhe vijoi - Ndersa slogani me duhet shpejt. Kam ca ketu qe mi kane propozuar keta por sma mbushin mendjen.
Kam menduar dicka - i thashe. - Dicka qe te jete me perfshires dhe te mos e ndaje shoqerine ne ne dhe ata.
Fushata spastruese ne emer te antikomunizmit dhe retorika e shtuar politike e kishin ndare thelle shoqerine. E vetmja gje qe e bashkonte ne horizonte ishte ekonomia. Nese ajo rritej nese njerezit fitonin ajo duhej te behej kale beteje. Koha kur une e mendoja kete gje ishte ne te vertete nje periudhe e diskutueshme sa i perkiste rritjes ekonomike. Vendi sa kishte nisur te ngrihej nga privatizimet e vogla ndersa ne horizont ishin shfaqur gjigantet e fajdeve si Vefa Gjallica Silva Kamberi e Cenaj qe nuk ishin skema te mirefillta piramidale por ishin kompani qe po i rrisnin investimet duke u kredituar nga qytetaret dhe qe nese nuk i benin eficiente investimet perfundonin keq.
Berishen e bezdisi perpjekja ime per te shpjeguar motivin qe me kishte nxitur te mendoja per sloganin.
-Mos ma shpjego me thuaj propozimin - tha ai.
-Me ne fitojne te gjithe- thashe une. U mendua nje cast.
- I shkelqyem - tha. - E ke gjet. Lere se na shpetove. Hidhi poshte keta - shtoi dhe i shtyu letrat qe me kishte vene perpara. - Ma gjej shpejt kete kosovarin dhe filloni pune.
U ndame. Deri ne oren 01.00 pas mesnate me mori disa here ne telefon dhe me komentonte kuptimet e ndryshme te sloganit. E kishte kapur hilen qe fshihte fjala fitojne qe binte dhe ere ekonomi dhe politike.
Me vone slogani u mallkua shume. U mallkua sidomos per anatemimin qe opozita i beri si slogan qe ka nxitur fajdete. Madje njehere ma permendi dhe Tritan Shehu me gjysme shakaje
- Na more me qafe me ate slogan
- Une nuk ju thashe fitojini te gjitha por fitojne te gjithe - ia preva.
Por Tritani e ka zakon qe ste degjon kur i kthen pergjigje. Qesh dhe iken.
Nekra erdhi pas dy ditesh. Si nje artist eremit me mjeker te leshuar si murg i nje manastiri pa pasaporte maleve te Kukesit ai kishte depertuar ne Shqiperi. I tregova per punen qe duhej te benim. Kerkoi nje takim me Berishen dhe te nesermen ishte gati. Mori nje fotoreporter dhe kerkoi disa studente figurante nga Akademia e Arteve. Pas nje jave ai kishte dizajnuar ndoshta posterat me te bukur dhe me te hareshem qe ka pasur ndonje fushate elektorale ne Shqiperi.
Ketu nisi dhe nje problem. Ne Tirane nuk kishte asnje shtypshkronje ofset 70 x 100 qe ti printonte posterat. Sipas Nekres me e mira gjendej ne Slloveni dhe ai madje kishte siguruar edhe nje cmim shume te mire. Por nuk kishte pasaporte. Ia gjetem shpejt e shpejt edhe ate nje pasaporte sherbimi me afat te kufizuar. Por duheshin edhe leket. Dhe ishin shume. Rreth 50 mije marka. Fola me Berishen dhe ky me coi te Tritani. Ky i fundit prape te Berisha. Ishte nje siklet i pamenduar. Ne nje parti ku parate hynin e dilnin pa inventar nuk gjendeshin kurre pare per pune serioze. Shumica e thaseve me para kishin filluar te shoqeronin karvanin e koncerteve Vizion 2000 qe u printe Ardit Gjebrea me nje shami te lidhur ne balle ku shkruhej BERISHA Hero.
Berisha me ftoi te hipja ne makinen e tij per te shkuar nga Pallati Brigadave deri te selia e Partise Demokratike ngaqe nuk kisha makinen time me vete. Rruges deri te selia thuajse nuk foli. Kishte nje ankth qe here merrte formen e gezimit here te makthit. Tirana kishte filluar te gjallerohej nga borite e makinave qe dukej se vinin nga Rruga e Kavajes ndersa rruga para Partise Demokratike ishte e tejmbushur me njerez. Makinat e Berishes mezi cane rrugen deri afer deres kryesore aty ku sot eshte nje qender biznesi. Njerezit u turren te dyert e makines ku ishte vete Berisha dhe ai thuajse filloi nje beteje fizike me truprojat e tij per te care rrugen.
Une nuk dola menjehere. Me duhej te prisja. Nuk ishte etike te zbrisja nga makina bashke me te. Kur ai i ishte afruar deres kryesore hapa deren tjeter te makines ate qe shikonte nga lulishtja e Kuvendit pastaj zbrita. Thuajse askush nuk me vuri re. Nxitova te arrija te dera e selise se partise. Ai nderkohe kishte hyre dhe te dera kishin hapur kembet dy njerez shtatlarte qe nuk lejonin askend te hynte brenda.
Me ndalen edhe mua.
Fillova tu shpjegohem se jam gazetar u tregova karten e shtypit por asgje.
Ata nuk te lejonin.
- Nuk te njohim - thane. - Nuk lejohet
As une nuk i njihja. Nuk ishin roje as te Berishes as te Meksit as te Arbnorit as te Tritan Shehut. Ishin dikushet qe ishin shpikur ate nate.
Per fat Arjani nje nga rojat e Berishes e kuptoi skenen u kthye mbrapsht zgjati doren poshte tyre dhe me terhoqi pa u folur. Ata pane pak te xhindosur dhe u kthyen serish nga turma para deres.
Ne katin e dyte te selise se Partise Demokratike kishte me pak njerez natyrisht me te perzgjedhurit. Te gjithe kishin kaluar proven e dy gorillave te deres se jashtme. Une njihja pak prej tyre. Ne korridorin qe te conte te zyra e kryetarit gjeta Shemsi Peposhin gazetar i Tribunes Demokratike. Pak me tutje dhe nje fotoreporter Armando Babani. Armandoja hyri i pari dhe beri disa fotografi ndersa Berisha Meksi dhe Tritani po bisedonin per shifrat e para. Te tre dukeshin te gezuar dhe misterioze njekohesisht. E kam pare disa here ate foto me pas. Meksi dhe Shehu jane duke folur njekohesisht dhe Berisha perpiqet ti degjoje por me shume duket se mendon cfare tu thote. Eshte nje konsulte paraprake ne syte e te gjitheve per ate qe po ndodhte dhe qe i ngjante nje fitoreje te madhe qe mund ti shtypte te gjithe nen vete duke filluar nga fitimtaret. Mungesa e radhes per te folur irritimi ne syte e tyre perqendrimi te nje marifet qe dukej gjetur e ben te lexueshme mungesen reale te fitores.
Te tjeret rrinin me kembe perreth tyre. Perseri njihja pak vete.
Nje mesoburre i gjate dhe i shendoshe me vetulla te trasha u drejtua nga Berisha u perkul pergjysme ne gjunje dhe u mat ti puthte doren. Berishes i levizi nervi i vetulles se djathte dhe terhoqi gjunjet nga vetja. - Lerme te te puth Ku shkel kemba jote ka vetem fitore
Ishte nje skene qe ngjante e sinqerte dhe konteksti ne te cilen ai pergjerohej nuk dukej aq bezdises sa cndihej ne te vertete i bezdisur Berisha.
-Kush eshte ky njeri - e pyeta Shemsiun qe e kisha ne krah.
-Eshte drejtori i Bankes Tregtare Eduard Ypi. Nuk e njeh
-Jo - i thashe. - Mire qe ma the se po e merrja sinqerisht gjithe skenen. Pas pak zyra ku ishin mbledhur po ngushtohej nga hyrjet e njerezve. Po vinin me radhe ministrat deputetet dhe njerezit e partise.
Dolem jashte. Turma ishte gati histerike. Ajo bymehej cdo cast dhe fundi i saj kishte mberritur te busti i Qemal Stafes i vendosur ne ate kohe ne nje lulishte perballe salles se Kuvendit.
Ne sheshin Skenderbej nje varg i madh makinash me targa te Kavajes bllokuan rrugen me flamuj jashte makinave dhe filluan te shurdhonin me bori.
Perreth Bankes dhe nga Partia Socialiste qetesi e plote. As drita nuk kishte ne seli.
Bulevardi u kthye pas pak ne vend parade. Njerez makina bori flamuj dhe nje gezim i pakontrolluar. Dukej se ata njerez donin te ankoheshin diku per ate qe u dukej si padrejtesi sikur te mos kishin fituar ate nate. Dhe ishin shume dyshues sapo e kuptonin qe ishe gazetar.
Reagimet e para
Gazeta Albania do te thyente traditen. Edhe pse si gjithe gazetat shqiptare te asaj kohe ajo nuk botohej te henen ate nate u vendos te behej nje botim special. Vone rreth ores 01.00 te nates shkova aty bashke me Ylli Rakipin. Gazeta ishte bere gati. Do te botoheshin vetem 8 faqe. Ishte vetem Astrit Patozi kryeredaktori i gazetes faqosesja dhe korrektorja. Mberriti dhe Albert Rakipi vellai i Ylli Rakipit ate kohe zyrtar i Ministrise se Jashtme. Gazeta kishte nje koment disa foto festimesh dhe asgje me. Duhej qe thjesht te ishte ne treg te thoshte e para se cfare ndodhi. Po e vononte titulli i faqes se pare. Astriti kishte zgjedhur disa variante titujsh te shkurter. Ishte nje dileme per fitoren per shkak te bojkotit. Mes tyre kishte nje version per ikjen e opozites nga zgjedhjet. E shkurtova per ti dhene dy kuptime Komunistet iken. I kishte te dy kuptimet edhe qe kishin bojkotuar zgjedhjet edhe qe ishin mundur pergjithmone sipas nesh. Titulli mbeti menjehere si me i pelqyeri. Ne Tirane po gdhinte. Mua me duhej te pergatisja nje kronike per emisionin e mengjesit te Zeri i Amerikes. Me duheshin disa zera larg PD-se qe te flisnin per zgjedhjet. Bulevardi Deshmoret e Kombit po zbrazej dalengadale nga makinat qe ecnin me shpejtesi per te festuar. Po binte njefare qetesie. Bar Amerika nje ish-kafene afer kryqezimit te bulevardit kryesor me Lanen ishte hapur. Shkova te pi nje kafe. Nga ajo cfare kish ndodhur gjate gjithe pasdites dhe mbremjes isha si i mpire. Nuk kisha asnje emocion per rezultatin. Nuk me dukej as fitore as feste dhe mbi te gjitha as historike. Kisha parasysh Berishen ngercin e tij brenda ne zyre shfaqjen e tij te ndryshme ne publik panikun qe reflektohej nga reagimi i mundshem nderkombetar arrogancen qe shfaqej ne ballkonin e PD-se. Te gjitha keto e benin 26 majin nje vazhdim te ankthit te fushates nje dite qe nuk e ndali perpjekjen e stermundimshme per te qendruar ne pushtet. Perkundrazi ajo prodhoi nje tension te ri nje beteje te re politike qe ne muajt ne vazhdim do te rrenonte jo vetem fitimtaret e 26 majit por gjithe shtetin shqiptar. I mberthyer nga ky emocion shpeshhere me dukej cudi qe njerezit festonin dhe flisnin pa ndonje ngerc per fitore ose humbje ne ato zgjedhje. Vete nuk arrita te gezohesha dot asnjehere edhe pse doja dhe isha perpjekur per kete.
Aty te semafori i bulevardit kryesor takova Spartak Ngjelen dhe Artur Zhejin. Po veshtronin mbeturinat e mitingut te nates. Ishte duke u gdhire. Ne ate zgjedhje Spartak Ngjela kishte kandiduar per partine Levizja e Legalitetit qe ndihej paksa me afer me PD-ne por jo si pjese e koalicionit. Artur Zheji punonte me nje radio italiane Radio Radikale por dhe si bashkepunetor i radios gjermane Dojce Velle. Kishte ardhur ne Shqiperi per zgjedhje dhe ishte nje ze i pakonsumuar.
- Mire qe ju gjeta. Me duhet nga nje interviste e shkurter per emisionin e mengjesit. Sikur tju kisha porositur
Spartak Ngjela anonte nga optimizmi. Tha pak a shume se rikonfirmimi i forcave te djathta ne pushtet ishte ndarje perfundimtare e Shqiperise me Lindjen. Prej sot Shqiperia i perket Perendimit tha ai. E pare nga jashte dhe pa mesuar ende per kerdine qe ne ate kohe kishte nisur te behej ne komisione perfytyrimi se komunistet iken ishte i thjeshte. Por ne te vertete Shqiperia pikerisht ate dite nisi te ndahej me Perendimin.
Artur Zheji po ashtu e skicoi fitoren si nje ndihmese ne skemat gjeopolitike te rajonit. U perpoq boll per te mos qene i qarte dhe i thjeshte. Sidoqofte kishte thene dicka miratuese.
Me 27 maj ne mengjes e vetmja gazete qe doli ne treg ishte Albania. Titulli i madh ishte simbolik dhe nervozues Komunistet iken.Gazeta shperndahej gati si nen dore rrugeve te Tiranes por megjithate gezim nuk shihej askund. Gazetaret e huaj ishin nervoze dhe nje gazetar i Corriere della Siera ishte shume i nervozuar edhe me faktin qe kishte dale vetem nje gazete por edhe ajo pro zgjedhjeve.
Para selise se Partise Demokratike kishte qindra njerez qe festonin por kamerat nuk ishin aty. Berisha doli ne nje konference per shtyp per te mbrojtur fitoren. Ai fliste dhe mua me kujtoheshin gjithe ngjarjet qe kishim prodhuar ne fushate. Arsye kryesore per bojkotin shpalli Frontin e kuq i cili sipas tij kishte zevendesuar frymen europiane ne Partine Socialiste dhe kishte sjelle figura te inkriminuara. Argumenti tjeter ishte se socialistet nuk bene fushate sepse deshen te sakrifikonin partine ngaqe vete jane te inkriminuar dhe nuk kane te ardhme ne politike. Ishte fjala per te gjithe ata qe ishin perjashtuar nga kandidimi per shkak te ligjit per pastertine e figurave. Theksoi pastaj faktin se shqiptaret ndienin siguri te pushteti i PD-se dhe pasiguri nga ndryshimi. Me erdhi ne mendje slogani i fushates qe e kisha gjetur vete Me ne fitojne te gjithe. E kishte besuar edhe Berisha.
Pas nje pushimi te shkurter ne shtepi me duhej te dilja per konferencat e para per shtyp. Nje vezhgues i Helsinkit britanik me emrin Daniel me kishte lene nje takim te hotel Miniri ne oren 10.00. Ishte i kthjellet se cfare kishte ndodhur dhe po aq i vendosur per ta mbrojtur Berishen. Se bashku me kater miq te tij ai kishte formuar nje organizate joqeveritare e quajtur British Helsinki ku benin pjese konservatore te thekur angleze mes te cileve dhe historiani Marc Almond. U perpoqen sa munden te benin kakofoni me organizaten e tyre. Kisha shume simpati per qartesine me te cilen ata i thjeshtonin problemet dhe aftesine per tu perqendruar te problemet tona. I qendruan prane Berishes edhe gjate muajve te krizes dhe pas saj. Zhgenjimi im i madh per ta gati rrenues ishte ne vitin 1999 kur i pari Marc Almond dhe me pas te tjeret u shfaqen ne kamera ne Beograd si mbeshtetesit e vetem te Miloshevicit ne vetmine e tij te madhe. Denuan sulmet e NATO-s ne Kosove dhe argumentuan madje frikshem ne menyre bindese se po cenohej sovraniteti i nje shteti te njohur nderkombetarisht. E paskan profesion mbeshtetjen per lideret e braktisur mendova me vete. Ia permenda edhe Berishes. Ai i kishte pare vete. Qeshi ne ate menyren shfajesuese sikur donte te thoshte Ti e di vete si jane ata. Here-here me dukej se ata me shume se seriozisht e kishin argetim qendrimin kontrovers ne anen me problematike te historise. Por duhet te pranoj se ato dite maji me dukeshin te kendshem dhe me jepnin me shume siguri se cduhej per te pare te verteten ne sy.
Me pas ne oren 11.00 ishte konferenca e pare per shtyp e delegacionit parlamentar te Asamblese se Keshillit te Europes. Raporti kishte rezerva por nuk ishte perjashtues per zgjedhjet. Mu kujtua biseda e nje dite me pare ne zyre e Berishes dhe rendesia qe ai u kushtonte dy raporteve me siglen e OSBE-se raportit te Asamblese dhe atij te ODIHR-it. Po ashtu dhe dy raporteve te vezhguesve te huaj ku njera pale ajo e Helsinkit britanik ishin partizane te tij. Pas Asamblese doli raporti i ODIHR-it. Gjithcka sterre. Verejtje nga me te hollesishmet deri tek aktet vertet te renda. Ne nje pjese flitej per listat e zverdhura te shkruara me makine shkrimi dhe te vendosura ne vende te padukshme. Pastaj per kercenime dhe dhune ndaj komisionereve socialiste. Fakti qe socialistet kishin braktisur zgjedhjet dhe numerimin pershkruhej si pasoje. Ishte nje raport qe pritej. Partite e djathta ishin po ashtu te percara. Balli Kombetar kishte pak shenja se do ti pranonte zgjedhjet. Abaz Ermenji i kthyer nga Franca kembengulte qe me Ballin jane 60 per qind e shqiptareve por nuk po shfaqej ende ne tryezat e opozites ne Tirane. Sabri Godoja ishte me i kujdesshem por nenkryetari i tij Fatmir Mediu i kishte denoncuar i pari zgjedhjet pasi ne zonen e tij elektorale kishte pasur probleme dhune. Fatmir Mediu kishte telefonuar ne Ambasaden Amerikane dhe kishte deklaruar se ishte dhunuar ne zonen e vet nga Belul elo nje drejtues i forumit rinor te PD-se ne Fier. Ulerinte duke shpjeguar se si Berisha kishte ngritur ne pushtet ca naziskine. Kishte fotografuar edhe gjurmet e nje kepuce qe kishte shkelur mbi xhamin e makines se tij.
Ne Partine e te Drejtave te Njeriut kishte perpjekje per te mos qene ne unitet me socialistet por zerat ishin te dobet. Nje drejtuesi vendor te PBDNj-se ne Korce iu dha hapesire ne shtyp per deklaratat e tij kunder socialisteve. Vasil Meloja nje burre i urte dhe antikomunist i thekur rrezatonte mirekuptim me opoziten per ate qe kishte ndodhur dhe iu bashkua kontestimit te saj. Me pas pati po aq mirekuptim me Berishen kur pas balotazhit i riktheu nje zone ne Kuvend.
Vijon
Ne zyren e Berishes ne 26 maj 1996
Nga Mero Baze
Duhej te intervistonim Sali Berishen direkt per emisionin e lajmeve te ores 20.30 te Zeri i Amerikes. Redaksia nga Uashingtoni ishte ne ankth pasi deri ne oren 20.10 linjat nderkombetare me Shqiperine ishin te bllokuara. Nje vend qe thuajse kishte qene jashte vemendjes se botes ate pasdite befas terhoqi gjithe vemendjen me krisjen e forte qe po merrte nje proces i shkaterruar zgjedhjesh. Per 10 minuta te ankthshme para emisionit na u desh qe nga dy telefona te transmetonim njekohesisht te gjitha raportet per zhvillimet e pasdites. Elez Biberaj u lidh direkt me Berishen. Biseda i ngjante nje dueli mes dy miqsh te zemeruar me njeritjetrin por qe ende skishin shkembyer asnje fjale per shkakun e vertete te zemerimit.
Biberaj ishte nje gazetar legjende ne Shqiperi per shkak te rolit te tij kyc ne permbysjen e komunizmit dhe shpeshhere pa ndonje sforcim ai ia lejonte vetes luksin qe ta quanin edhe perkrahes te Sali Berishes. Por kjo tashme nuk ishte me luks por takse. Ne duart e pushtetit te dale nga rrenojat e komunizmit po plagoseshin rende zgjedhjet dhe ky ishte atentati me i madh qe mund ti behej nje shoqerie qe perpiqej te mbijetonte ne demokraci por me kulturen e komunizmit ne koke.
Biberaj perpiqej te ishte i ashper ne pyetje dhe i qete ndersa Berisha protokollar dhe nervoz. Here-here ngjante i egersuar dhe kishte nje vendosmeri te dyshimte ne fjalet e tij. Disa here iu drejtua me zoti Biberaj cka do te thoshte se po behej nervoz nga pyetjet. Sidoqofte deklarata e tij ishte parimore. Denonte bojkotin dhe u bente thirrje komisionereve socialiste te rrinin aty per te numeruar votat. Ishte nje thirrje qe ne ato caste nuk kishte me se kush ta degjonte. Shumica e komisionereve kishin braktisur komisionet dhe ne qendrat e votimit kishte filluar anarkia.
Pasi perfundoi biseda e Biberajt me Berishen pasuan tri raporte te tjera dhe ne fund mu desh te lidhesha perseri direkt per te plotesuar nje dyminutesh. Ishte nje lidhje nervoze. Ndihesha i rraskapitur dhe plot pikepyetje per ate qe po ndodhte. Nuk eshte se nuk e besoja faktin qe socialistet iken per tia lene zgjedhjet si kopilin ne dere Berishes. Besoja po ashtu se PD-ja mund ti fitonte ngushte keto zgjedhje. Skenat e dites se votimit dhe menyra se si kishte nisur te degradonte situata ishin vrastare. Makthi disamujor qe kish nisur te shfaqej para fushates dhe gjate saj e qe coi ne pastrimin e fushes nga kundershtaret reale dhe ne bllokimin edhe fizik te fushates tashme po prodhonte frytet e veta. Shihej qarte se rrenojat e asaj qe po ndodhte para .syve tane do te mbeteshin shume kohe pa u pastruar ne politiken shqiptare. Zgjedhjet po prisheshin si nje ndertese pa leje ku askush nuk merr persiper ta pastroje territorin por vetem te shembe ndertesen. Berisha kishte muaj qe e kishte vizatuar armikun te njerezit rrotull tij. Ne ate vizatim kishte perdorur detaje realiste dhe fakte te pamohueshme kombinuar me artifica dhe paranoja qe ngjiznin idene e nje komploti thuajse nderkombetar. Ai fliste per nje komplot qe e drejtonte Fatos Nanoja qe nga burgu dhe qe ishte rekomanduar nga Nikolas Gejxhi nje shkrimtar tejet i njohur ne SHBA dhe veprimtar i qarqeve nacionaliste greke qe cmohej sidomos per luften e tij kunder Berishes. Vete Gejxhi bente kujdes qe anti-Berishe te shfaqej vetem kur ishte mes grekeve ndersa ne publik bente kujdes te ishte nje shkrimtar i talentuar dhe plot fantazi per Epirin dhe Greqine nje vend qe vazhdon ti cudise amerikanet me aftesine per te prodhuar me shume histori per fryme se te ardhura per fryme.
Pasi mbaroi emisioni u lidha ne telefon me Berishen qe ta pyesja per gjendjen.
- Eja lart - me tha. - Jam me Gencin. Eja njehere ta diskutojme.
Ne ate kohe ai rrinte ne vilen nr. 4 qe ishte ne krah te Pallatit te Brigadave nje vile modeste qe kishte nje dhome dite te bollshme e qe ishte gjithmone e mbushur me gazeta libra dhe shkresa siper njera-tjetres
qe mund ti identifikonte vetem Sali Berisha me sistemin e tij te kontrollit mbi rremujen. Ishte nje nga aftesite e tij te vecanta te orientohej mes kaosit qe prodhonte vete i cili i sherbente njekohesisht si nje pengese si nje mur ndares qe askush te mos perfshihej ne kaosin e tij.
E gjeta teksa rrinte thuajse pa folur me Genc Pollon. Ky i fundit po rrinte ne lidhje te vazhdueshme me Permetin ne fund te dhomes se dites ku ishte telefoni. Fliste vazhdimisht dhe kerkonte gjithmone nje njeri me emrin Dashi.
Fliste dhe here pas here qeshte me vete. Interesohej per detaje dhe kuti te ardhura nga fshatrat. Ishte ora rreth 21.30 kur ai uli telefonin buzeqeshi me ndrojtje dhe shqiptoi se kishte fituar ne Permet.
Berisha qe nderkaq po fliste me mua per gjera krejt pa rendesi rrudhi vetullat.
Ashtu - ia ktheu sakaq. - he.. - shtoi pastaj sikur deshi ti thoshte futja kot.
Ishte nje nga ato shprehjet e. pavullnetshme kur ai ngelet bosh dhe nuk e gjen fjalen e duhur per te shprehur mosmiratimin per dicka.
- Ne fakt u thashe te mos e japin ne televizion se ne oren 22.00 mbyllen votimet - tha Polloja ne perpjekje per tiu pershtatur mosmiratimit te dukshem te shefit te tij.
E ku i numeruan ata - e pyeti Berisha.
Po ne Permet jane mbyllur shpejt se njerezit atje votojne heret dhe ata i kane hapur kutite. Ka pasur edhe socialiste. Pastaj pak vete e kane marre vesh nga socialistet ne baze qe jane bojkotuar zgjedhjet. Ne shume fshatra se kane marre vesh fare.
- Me ke fole ti - e pyeti serish Berisha.
- Me ate qe eshte te komisioni...
Berisha mblodhi buzet serish tundi koken ne shenje mosmiratimi dhe u perpoq te vazhdonte biseden me mua. Ishte aq instinktive kjo sa harroi ku e lame biseden dhe mua mu desh ti kujtoja se po flisnim per vezhguesit nderkombetare.
- Ah po... mire shiko une fola me keta te Asamblese Parlamentare te OSBE-se dhe ata jane te kenaqur. Ka pasur zgjedhje korrekte me thane dhe e kane denuar bojkotin. Shiko kane shume rendesi ata... e Se ata te ODIHR-it jane ca marksiste te felliqur qe i kane sjelle ketu per me i prishe zgjedhjet.
Polloja qe me sa dukej kishte qene furnizuesi kryesor me materiale te tilla vazhdonte te rrinte ne fund te dhomes dhe po i ndiqte me indiferentizem ato qe ne po bisedonim por edhe i gatshem te merrte pjese ne bisede.
U vendos nje heshtje e sikletshme.
- Nuk e di... ai thote se mund te shkoje edhe ne balotazh... - e theu heshtjen Polloja.
Tonet fillestare gjysme entuziaste dhe gjysme cinike nderkaq kishin rene por sidoqofte ndihej i gezuar.
- Urdhero - ia ktheu Berisha qe u duk se u shkund papritur nga pauza qe u vendos pas ngecjes se bisedes per vezhguesit e huaj.
- Me ke fole - e pyeta une me ze me te ulet Pollon per ta lehtesuar me kete rast edhe kuptimin e fjales urdhero qe Berisha e kishte instinktive kur nuk donte te degjonte ate qe degjonte.
Ndonese Polloja ia dinte mire kete zakon u kap ne befasi.
- Me sekretarin e Bertit fola me Dashin - u pergjigj. - Vetem ai ka telefon direkt te Turizmi.
Nderkaq ne zyren e Sali Berishes diten qe zgjedhjet po kurorezoheshin Genci po ma kujtonte se kush ishte Dashi. Dhe mua mu kujtua pashalleku i vogel qe ata kishin krijuar ne Permet. Mu kujtua flokegjati sherret dhuna. Mu kujtua Berti qe komandonte gjithcka si dhe kryetari i PD-se por edhe nje shef komisariati nga Kucova qe mbante flamurin e PD ne makine... Per nje cast mendova se vertet ata mund te kishin ndihmuar per nje fitore thuajse te dhunshme.
Ne heshtjen qe pasoi mes fjalive te shkeputura te Pollos per fitoren e pritshme ne Permet dhe hezitimeve te Berishes per ta vazhduar ate bisede qe nuk donte ta degjonte pulti i televizorit te tij rikthehej gjithmone te TVSh-ja. Dy yjet e emisionit te lajmeve Reiz icoja dhe Vjollca Vokshi ishin si ne ekstaze. Vjollca shpalli fitoren ne Skrapar. Ajo tha se sapo kishte pasur nje telefonate nga deputeti i PD-se ne Skrapar dhe se ai konfirmonte fitoren e PD-se ne bastionin e kuq.
Berisha u permend.
- Ne Skrapar - Mori ne dore telefonin. - Ore zoteri ceshte ky Skrapar qe jepni ne televizion Skane mbaruar zgjedhjet akoma. i keni keto Nuk fiton PD-ja ne Skrapar... Urdhero Jo jo nuk fiton... jo shikojeni mire mos beni marrezi ketu.
E mbylli celularin me nervozizem.
Duhej te ishte dikush nga TVSH-ja. Ai institucion ishte kthyer papritur ne supershtet. Caktonte mandate hiqte mandate shpallte rezultate dhe te gjitha pastaj certifikoheshin ashtu sic shqiptoheshin aty.
Biseda ngeci perseri. Berisha levizi me pult disa stacione dhe degjonte me nervozizem. Ilir Meta i alarmuar nderkohe kishte filluar te conte mesazhe qe te mos i prekej mandati. Me ra disa here telefoni dhe me duhej te dilja jashte per tu pergjigjur. Artur Kopani nje reporter i gaz