Kuvendi, aktivitet mbi çështjet zgjedhore
Në kuadrin e Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Evropës, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Komisioni e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të zhvillojë në datat 2 dhe 3 korrik 2012 një aktivitet me temën "Trashëgimia zgjedhore evropiane: dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore".
Ditën e sotme Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do të mbajë një fjalë përshëndetëse, ku fjalën do ta marrin edhe Ambasadori i Prezences se OSBE-se Z. Eugen Wollfarth, dhe Kryetari i KQZ, Aben Ristani.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe do të referojnë edhe anëtarë të Komisionit të Venecias. Gjithashtu, janë ftuar të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtues të NGO-ve për zgjedhjet, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, etj.