Kuvendi debaton për cenimin e integritetit dhe sovranitetit

Ligjvënësit kanë futur në rend dite për debat, kërkesën e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për të debatuar për cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga shteti serb. Në fillim të seancës së sotme, deputetët kanë mbështetur edhe rekomandimin e Komisionit për buxhet dhe financa për futjen në rend dite, ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për kredi prej 13 milionë eurosh, si donacion për trajnime dhe ngritje të performancës së buxhetit.
Shefi i grupit parlamentar të LDD-së, Lulzim Zeneli ka paraqitur arsyeshmërinë e kërkesës për debat për kushtetutshmërinë në pjesën veriore, duke thënë se LDD-ja edhe para tre muajsh i ka propozuar Kuvendit një rezolutë për zhbërjen e pushtetit serb në Kosovë.
“Tash zhvillimet kanë evoluar në disfavor të integritetit territorial. Tash hapur në opinionin ndërkombëtar dhe vendor flitet për ndarjen e veriut. Andaj kërkohet nga Kuvendi të demonstrojë rolin kushtetues në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe sovranitetit të vendit. Dalja me qëndrim të qartë me përputhje me obligimet kushtetuese, është obligim për qytetarët e Republikës dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Zeneli.
Përveç hyrjeve pa leje dhe të armatosura të zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës, problem shqetësues, sipas tij është edhe sjellja indiferente e presidentit dhe Qeverisë së Kosovës karshi këtyre zhvillimeve, gjë që sipas tij, ka ndikuar që as institucionet ndërkombëtare të mos jenë të gatshme të përballen me strukturat kriminale në veri.
Kërkesën e Zenelit e kanë mbështetur të gjitha grupet parlamentare, duke vlerësuar se debati për këtë çështje është në interes të qytetarëve të vendit.
Safete Hadërgjonaj në emër të PDK-së dhe Ramë Manaj në emër të LDK-së kanë thënë se janë për çfarëdo debati, megjithëse kanë shprehur dyshime se mund të ketë ndonjë rezultat nga ky debat.
Kurse Ahmet Isufi nga AAK-ja ka thënë se kjo temë është shqetësuese për të gjithë, ngase institucionet e vendit nuk mund të mbajnë zgjedhje në veri, ndërkohë që ka një agresion direkt nga institucionet e Serbisë.
Ai ka thënë se duhet të merren masa sa më të shpejta për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në pjesën veriore të vendit.
“Kërkoj të mbahet debat dhe qeveria të jetë e kujdesshme në obligimet që ka para qytetarëve të Kosovës. Qeveria të ndalojë këto zgjedhje dhe të zbatojë ligjet dhe kushtetutën”, ka thënë deputeti i AAK-së.
Isufi ka shprehur shqetësim edhe për vrasjen e katër shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se Qeveria e Kosovës në vend se të kërkojë sqarime, ka shkuar në Shkup dhe është rrëfyer, sikur të ishte fajtore.
Ndërkohë, megjithë kundërshtimet e opozitës për kërkesën e Komisionit për buxhet dhe financa për futjen në rend dite të ratifikimit të marrëveshjes me FMN-në, kjo pikë ka kaluar me shumicë votash.
Ligjvënësit nga opozita kanë thënë se nuk mund të debatohet për një çështje për të cilën nuk ka ndonjë material dhe, sipas tyre, nuk mund të kërkohet kredi për trajnime dhe ngritje të performancës.
Në seancën e sotme në rend dite është harmonizimi i nenit 47 të rregullores së punës së Kuvendit, raporti i Agjencisë së Privatizimit, si dhe pesë projektligje për shqyrtim të parë, Projektligji për ripranim, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Projektligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Projektligji për mbrojtjen e natyrës. /kosovapress/