Unioni i ndarjes

Simboli i qendrës së Prishtinës, i njohur si hotel “Unioni”, i djegur dhe gati i shkatërruar, tash do të zhdukët tërësisht. Për shumëkënd, me objektin më të veçantë në qendër të kryeqytetit, do të rrënohen edhe shpresat për një ndërtesë me vlera dhe trashëgimi arkitektonike. Por ky rrënim, për dikë, duket të jetë shkas i mirë për të realizuar një amanet të vjetër.
Arkitektët kosovarë vlerësojnë se vendimi për rrënim është fundi i një skenari mirë të planifikuar. Derisa komunarët theksojnë se vendimi për rrënimin e “Unionit” nuk ndërlidhet me sheshin “Ibrahim Rugova”, prishtinasit qëndrojnë të ndarë para derës së djegur të ish-objektit të Hotel “Unionit”.
Valdet Osmani, udhëheqës i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, thotë për Express se vonesa e tenderit për sheshin “Ibrahim Rugova” është e lidhur ngushtë me punët në ish-Hotelin “Union”. “Sheshe ka mjaft, por objekte historike nuk ka”, thotë Osmani.
Sipas tij, një vendim i tillë për rrëzim është shumë i gabuar dhe antiligjor. Osmani thekson se ka qenë obligim i Komunës për rindërtimin e atij objekti. “Ne do të reagojmë, sepse vlerat historike duhet mbrojtur pa marrë parasysh periudha e ndërtimit dhe kush e ka ndërtuar, është dashur që objekti të jetë i qytetit të Prishtinës”, pohon Osmani.
Edhe publicisti Shkëlzen Maliqi vlerëson se rrënimi i ish-Hotelit “Union” është shkaku kryesor i korrupsionit absolut të urbanizmit të Prishtinës. “Për idenë e rrënimit të ‘Unionit’ ka kontribuar edhe projekti i ndërtimit të sheshit dhe të përmendores së Ibrahim Rugovës”, thotë Maliqi për Express. “Nuk di cili është shkaku i vërtetë, interesi i biznesit apo ideologjia, por të dyja besoj se i gëzohen këtij barbarizmi që ka ndodhur...”, shton ai. Sipas këtij publicisti, pas rrënimit të këtij objekti, nuk ka më kuptim të mbetet as teatri ashtu siç është.
Për këtë çështje, më i drejtpërdrejtë është Shemsi Veseli, shef i Grupit parlamentar nga radhët e PDK-së në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Veseli thotë se pas vendimit të kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa për rrënim të ish-Hotel “Unionit” nuk po mbetet asgjë në historinë e qytetit. Madje, ai ka edhe dyshime për mënyrën e shkatërrimit të këtij objekti.
“Komuna asnjëherë nuk ka dalë në opinion për të treguar se kush ka qenë shkaktar i djegies së objektit, asnjëherë nuk kanë bërë hulumtime për të zbuluar fajtorin”, thotë Veseli. Sipas tij, krejt kjo bëhet vetëm për të liruar vend për ndërtimin e sheshit të pavarësisë.
“Me këtë veprim do ta lëndojnë figurën e Ibrahim Rugovës. Jam i bindur që sikur Rugova të ishte gjallë, nuk do ta pranonte rrënimin për t’u bërë ai shesh”, thekson ai. Veseli, edhe pse vetë pjesëtar i Kuvendit Komunal, thotë se nuk e di kush janë ekspertët, të cilët kanë vlerësuar që objekti nuk ka kurrfarë vlere arkitektonike.
Por, ndryshe mendon zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi. Ai thotë se kjo ndalesë nuk ka të bëjë asgjë me Sheshin e Pavarësisë. Gashi thekson se hapësira tashmë është caktuar për ndërtimin e këtij sheshi.
“Ndalimi i renovimit ka të bëjë vetëm me humbjen e vlerave të objektit”, thotë i bindur Gashi.
Sipas tij, ekspertët kanë konstatuar se objekti është shkatërruar mbi 80 për qind dhe vlerat arkitektonike që ka pasur ky objekt, tashmë nuk ekzistojnë.
Para se ky objekt të vijë në këtë gjendje kur pritet vetëm buldozeri për heqje të tij, ndërtesa e vjetër është privatizuar nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, pasardhëse e së cilës është Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ylli Kaloshi, zëdhënës i AKP-së, thotë për Express se blerësi i shpallur i Hotel “Unionit”, me kontratë të nënshkruar, është kushtëzuar që të ruajë pamjen e jashtme të objektit.
“Meqë gjendja e objektit ka qenë e rënduar, është dashur të bëhen renovime, për çka është dashur leja përkatëse nga ana e organeve komunale. AKP’ja nuk ka ndikim në sjelljen e këtyre vendimeve (lejes për renovimin e objektit) nga organi përkatës komunal”, thotë Kaloshi për Express.
Hotel “Unioni” është vlerësuar si objekt me rëndësi të madhe arkitekturore dhe kulturore në vend, ndër të rrallat që mund të ekzistojnë në kryeqytetin kosovar.
Objekti hotelier i ndërtuar 82 vjet më parë, është shpallur monument i mbrojtur kulturor artistik. Ai u shit nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në vlerë prej 3 milionë e 200 mijë eurosh. Pronari i ri kishte planifikuar që rinovimet të përfundojnë në shtator të këtij viti.
Ky objekt është djegur në gusht të vitit 2009 dhe prej atëherë, gjendja e tij vetëm sa ka shkuar duke u rënduar deri në rrënimin e tërësishëm të dy anëve të tij.
Deri më tash, policia kurrë nuk ka mundur të zbulojë se kush ia dha flakën objektit të ndërtuar në vitin 1927.