E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, demokratët akuza ndaj grevës

Seanca parlamentare e radhës është mbushur me akuza të rënda ndaj grevës së urisë të deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste. Sipas deputetëve demokratë në Kuvendin e Shqipërisë, Edi Rama synon të destabilizojë vendin dhe të dëmtojë interest integruese.
Jashtë vëmendjes së deptuetëve demokratë nuk ka mbetur edhe bllokimi i akseve rrugore nga protestuesit e Partisë Socialiste. Sipas deputetit Edmond Spaho bllokimi i rrugëve është vepër penale. Ndërkaq, deputeti Lefter Maliqi, qeveria duhet të shpërblejë policinë e shtetit për përgjegjshmërinë e treguar.
Kjo është saance e dytë në të cilën opozita bojkoton në shenjë solidarizimi me deputetët dhe qytetarët grevistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›