E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër grevist braktis grevën

Një tjetër grevist ka lënë grevën e urisë mbrëmjen e sotme si pasojë e rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Sipas informacioneve të fundit, Ymer Murati, 43 vjec, është dërguar me urgjencë në repartin infektiv të QSUT-së.

Burime mjekësore nga cadrat ku po zhvillohet greva bëjnë të ditur se Murati e braktisi grevën pas shfaqjes së problemeve me diabetin.

Gjatë paradites së sotme, për të njëjtat motive lanë grevën 3 persona, mes të cilëve deputetja e PS, Ledi Shamku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›