E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji për shërbyesit civilë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje Ligjit për Shërbimin Civil, pasi ka miratuar 67 amendamente, për të cilat në seancën e 29 prillit kishte kundërshtime.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Esat Brajshori, tha se komisionet përkatëse i kanë shqyrtuar këto amendamente dhe kanë arritur që të harmonizojnë qëndrimet e tyre.

“Ky projektligj ka rëndësi të jashtëzakonshme, për shkak se përfundimisht do të rregullohet statusi i nëpunësve civilë, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal”, ka thënë Brajshori.

Në këtë mënyrë, projektligji që kishte shumë kundërshtime në seancën e 29 prillit, u miratua me 80 vota për 1 kundër dhe 1 abstenim.

Në fillim të seancës, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka shfrytëzuar momentin kur në sallë ishin më shumë se 80 deputetë, për të miratuar propozim-amendamentet e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që kërkonte pjesëmarrjen e dy të tretave të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›